Blog Archive

UÇK-ja dhe flamuri shqiptar midis Beogradit(Foto)

Aktivistët e iniciativës “Asnjëherë kufi – Kosova është Serbi” kanë vendosur një rampë dhe tela në sheshin Knez Mihailov në Beograd, si simbol se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vendosur kufiri. Tre të rinj të maskuar dhe me xhupa të zinj dhe me shenja të UÇK-së kanë qëndruar para rampës në të cilën qëndronte flamuri shqiptar dhe ai i BE-së. Organizatorët e protestës iu kanë shpërndarë qytetarëve afishe me mbishkrimin: “Asnjëherë kufi – Kosova është Serbi”, kurse kishte edhe afishe me pikat nga marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur në Bruksel. Gjatë aksionit, organizatorët kanë shpalosur edhe një transparent në të cilin shkruante: “Atje ku është Graçanica, nuk do të ketë kufi”. (ORAinfo)