Blog Archive

A besoni, ky Qen kushton 740.000 mije dollar(Foto)


Të kesh një qen të tillë më shumë është çështje prestigji sesa nevoje. Çmimi i qenve tibetian të rojës (Mastiff) ka arritur rekord në Kinë. Për këtë lloj të qenit, në Pekin, tashmë ofrohet shuma deri në 74.000 dollarë amerikan. Kjo shumë se fundi është arritur në një panair të kësaj race, që është mbajtur në Baoding, në jug të Pekinit. Kjo racë e qenve përshkruhet si shumë besnike dhe përgjegjëse, ndërkaq rritet në Himalaje, ku tregtarët shkojnë për t’i marrë derisa janë ende të vegjël – për t’i shitur më pastaj në qytetet e mëdha kineze. Sidoqoftë, në rrugën drejt qyteteve, për shkak të ndërrimit të klimës, temperaturës dhe ajrit – që dallon shumë nga rrafshnalta e Himalajeve – shumë prej këtyre këlyshëve nuk mbijetojnë, andaj rrallë gjenden në treg dhe janë aq të çmuar. /Dukagjini.com