Blog Archive

Revolveri më i madh në botë (Video)

Një polak ka arritur të prodhojë revolverin më të madh në botë. Ky revolver gjigant është shënuar në librin e rekordeve botërore Guinness. Revolveri është punuar nga Ryszard Tobys nga Polonia, ndërsa tashmë edhe zyrtarisht është pranuar si revolveri më i madh funksional në botë. Për prodhimin e këtij revolveri Tobys ka shpenzuar 2.500 orë pune, ndërsa shumicën e punëve i ka bërë vet, raporton Business Insider. Revolveri është kopje e Coltit, ndërsa plumbi i tij peshon 14 dekagramë. Për më shumë, shikojeni video-materialin në vijim. /Dukagjini.com