Blog Archive

Turperohet Rita Ora, I dalin të brendshmet(Foto)

Rita Ora sërish është bërë protagoniste e mediave rozë. Të mërkurën ajo ndodhej në një koncert në javën e modës në Tokyo dhe veshja e zgjedhur prej saj ka bërë që fansat dhe paparacët të festojnë më së shumti. 22 vjeçarja e lindur në Kosovë dhe e rritur në Britaninë e Madhe ka ekspozuar shumë më teper sesa duhej te brendshmet./OraInfo/

Qeni që lehë në mënyrë të çuditshme (video)

Se videot me kafshë shtëpiake gjithmonë zënë vend tek rubrikat e argëtimit, këtë e kemi ditur. Kjo vjen pasi që shumë kafshë, qofshin qenë, mace, apo edhe kuaj, dinë të na bëjnë të qeshim me lot, por edhe të kënaqemi duke i shikuar ata. Kësaj radhe e kemi një video ku një qen, si duket është duke ëndërruar diçka, pasi që lehja e tij është paksa e çuditshme. Qeni quhet Ralphus T. Woormwood, dhe është shef i sigurisë në “Specter Studios”. Për më shumë, shikojeni videon në vijim. /Dukagjini.com

7 rregulla që mund t’ua shpëtojnë jetën

Aktiviteti fizik, mbajtja nën kontroll e peshës trupore, niveli nën kontroll i kolesterolit… janë vetëm disa nga rregullat e thjeshta, të cilat – nëse iu përmbaheni më përpikëri – mund të parandalojnë sëmundjen e kancerit ose sëmundjet e zemrës, thuhet në një studim të ri të American Heart Association. Nëse iu përmbaheni së paku gjashtë rregullave të jetës së shëndetshme, atëherë mund të zvogëloni rrezikun nga sëmundja e kancerit për 51%. Shkencëtarët thonë se kurrë nuk është vonë që të zbatoni shprehitë e shëndosha të jetës. Shtatë rregullat e arta për një jetë të shëndetshme janë: aktiviteti fizik, mbajtja nën kontroll e peshës trupore, ushqimi i shëndetshëm, mbajtja nën kontroll e kolesterolit, mbajtja nën kontroll e tensionit të gjakut, mbajtja nën kontroll e sheqerit, si dhe heqja dorë nga duhani. “Ky studim ndihmon që t’ua tërheqim vërejtjen njerëzve për gjërat e rëndësishme që mundësojnë mbrojtjen e shëndetit si dhe të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kronike”, ka deklaruar Laura Rasmussen-Torvik. Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se, nëse iu përmbahemi gjashtë nga shtatë rregullat e lartcekura, zvogëlojmë rrezikun nga sëmundjet kronike për 51%; nëse iu përmbahemi katër rregullave zvogëlojmë rrezikun për 33%; ndërsa, nëse iu përmbahemi vetëm një ose dy rregullave të lartcekura, atëherë rreziku zvogëlohet për 21 %. /Dukagjini.com

A besoni, ky Qen kushton 740.000 mije dollar(Foto)


Të kesh një qen të tillë më shumë është çështje prestigji sesa nevoje. Çmimi i qenve tibetian të rojës (Mastiff) ka arritur rekord në Kinë. Për këtë lloj të qenit, në Pekin, tashmë ofrohet shuma deri në 74.000 dollarë amerikan. Kjo shumë se fundi është arritur në një panair të kësaj race, që është mbajtur në Baoding, në jug të Pekinit. Kjo racë e qenve përshkruhet si shumë besnike dhe përgjegjëse, ndërkaq rritet në Himalaje, ku tregtarët shkojnë për t’i marrë derisa janë ende të vegjël – për t’i shitur më pastaj në qytetet e mëdha kineze. Sidoqoftë, në rrugën drejt qyteteve, për shkak të ndërrimit të klimës, temperaturës dhe ajrit – që dallon shumë nga rrafshnalta e Himalajeve – shumë prej këtyre këlyshëve nuk mbijetojnë, andaj rrallë gjenden në treg dhe janë aq të çmuar. /Dukagjini.com

I kërkon Genta Ismailit fejesë para kamerës (VIDEO)


Kjo video mund t'i inkurajojë djemtë që ta provojën fatin për t'i kërkuar fejesë këngëtares Genta Ismaili, për disa arsye. Një se akoma është beqare, dy se shumë është e bukur dhe tre se edhe po mos tju jap përgjigje pozitive (për çka është më se e sigurtë), mund ta përqafosh nxehtë, sikur që bëri ky djali në video Për më shumë video në vijim:

Rrihen kombëtarja e Kanadasë dhe Meksikës (video)


Lojtarët e kombëtareve të bejsbollit të Kanadasë dhe ato të Meksikës, janë rrahur para vet përfundimit të takimit të tyre në kuadër të Kampionatit botëror të bejsbollit e cila u zhvillua në Feniks. Zënka mes lojtarëve meksikan dhe atyre kanadez, shpërtheu gjatë rezultatin 9:3 në të mirë të Kanadasë, kur njëri nga hedhësit meksikan me qëllim goditi kundërshtarin e tij. Pas kësaj u shkaktua një kaos i vërtetë, ku pati edhe këmbim të grushteve, por edhe nga tribunat ku ishin fansat e Meksikës, në terren fluturuan gjësende të ndryshme, ndërsa një nga lojtarët kanadez u godit në fytyrë, transmeton AlsatM. Dënimet për këtë incident, jo të zakontë priten të jepen shumë shpejtë, ndërsa në fund Kanadaja shënoi fitore me 10:3. Ky është edicioni i tretë i këtyre garave botërore të bejsbollit./ORAinfo/

Ndodh ne Shqiperi, si pelqen gjyqtari hyn me makin ne fushe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin shqiptar. Në ndeshjen e ligës së dytë të futbollit të Shqipërisë mes Gramshit dhe Mamurrasit, vendasit ishin të pakënaqur me gjykimin që bënte gjyqtari. Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, nuk është përmbajtur ndaj arbitrit të ndeshjes Gramshi- Mamurrasi dhe ka hyrë me makinën e tij në fushën e futbollit. Një reagim i tillë k ardhur pasi kryebashkiaku mendonte se arbitri po favorizonte Mamurrasin. Policia e ka larguar Bicin, ndërsa ai do procedohet për shkatërrim prone. Ai ka shkatërruar portat edhe pse FSHF ia ka pasë ndaluar hyrjen në fushë për shkak të precedentëve të mëparshëm..Indeksonline/

Nisin bisedimet për blerjen e Ronaldos


Cristiano Ronaldo mund të rikthehet tek Manchester United këtë verë. Sipas mediave angleze, United ka filluar që tani bisedimet për rikthimin e Ronaldos në "Old Trafford". Sir Alex Ferguson thuhet se do të shfrytëzoj gjigandin e veshjeve sportive "Nike", për të bërë gati buxhetin për blerjen e Ronaldos. Thuhet se Ferguson ka bërë bisedimet e parë me "Nike" të cilëve i'u ka propozuar planin dhe shumën që besohet se do të jetë e mjaftueshme për blerjen e CR7. Oferta thuhet se do ti bëhet Realit në muajin korrik, ndërsa Ferguson është i informuar se Ronaldo e dëshiron rikthimin në Manchester./Indeksonline/

A po mundohet ta TREMB Barca Milanin me kete videoklip(Video)


Djaloshi i verbër i dallon yjet e Barcës me prekje(Video)

Barcelona dje ka pritur në skuadër një djalosh të veqantë. Djaloshit të verbër i quajtur Mamadou i është dhënë mundësia që të takoj lojtarët e Barcelonës. Mamadou edhe pse nuk mund ti shihet ata, ai i dallonte që të gjithë me vetëm një prekje. Mamadou arriti të njohë në prekje Messin, Abidal e Puyol ndërsa e ngatërroj portierin Pinto. Lojtarët në fund ndanë fanela dhe nënshkrime për të, ndërsa është nënshkruar edhe një fondacion parash për të./Indeksonline.net

Shqiptari talent i bagerave(Video)


Lopa nderpren ndeshjen e futbollit nr Kosove(Video)


Me ndihmën e gjarpërinjve kap lepurin dinak(Video)


Shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të femrave

Shumica e njerëzve konsiderojnë se janë persona të sinqertë dhe se gënjejnë vetëm kur është e domosdoshme, ose dhe për ta mbrojtur dikë. Në bashkëshortësi ndërkaq, gënjeshtrat janë të përditshme – dhe ekzistojnë arsye të shumta pse ndodhë asisoj. Megjithatë, gënjeshtrat e vogla nuk bëjnë dëm, apo jo? Pa marrë parasysh se çfarë mendoni rreth kësaj dukurie, lexoni në vijim se çfarë gënjeshtrash shfrytëzojnë gratë për t’i ‘manipuluar’ bashkëshortët e tyre. Në vijim ju prezantojmë shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të tyre… 1. Nuk jam e hidhëruar Natyrisht që është e hidhëruar, dhe kjo vërehet në fytyrën e saj – mirëpo nuk dëshiron të pranojë të vërtetën, sepse në ato momente, nuk është e gatshme të fjaloset. 2. Nuk më intereson! Kjo është e ngjashme me atë ‘nuk jam e hidhëruar’. Natyrisht që i intereson – përndryshe nuk do ta përmendte atë gjë. Shikojeni shprehjen e fytyrës dhe lëvizjet e gjymtyrëve të saj. 3. Nuk kam ngrënë tërë ditën Hmm, një shpjegim më i saktë do të ishte se ka ngrënë pak sallatë, fruta, por edhe një copë pice ose çokollate ‘për shkak të stresit të përjetuar gjatë ditës në punë…’ 4. Do të mbaj dietë Duket sikur gënjen kur thotë – ‘qysh prej nesër do të filloj me dietë’. Ndërkaq, të nesërmen qëllon ditëlindja e ndonjë shoqeje, ose ndonjë arsye edhe më banale, që e shtyn fillimin e dietës. 5. Ishte në lirim Nëse e pyesni gruan sa ka kushtuar bluza e saj, çanta, apo edhe këpucët – gjëja e parë që do ta dëgjoni është arsyetimi i llojit: jo shumë, ishte në lirim. Në fakt, për të ka rëndësi vetëm çmimi i majmë dhe kombinimi i përkryer me gardërobën e saj. 6. Fëmija kishte nevojë… I ka blerë edhe një palë këpucë tjera për djalin/vajzën, sepse ato të mëhershme nuk ishin të bukura për raste solemne. Kjo gjë për gjininë mashkullore është e pakuptimtë – dhe këtu dallojnë këto dy gjini. 7. Kjo më kombinohet me gjithçka Kur një grua blen një rrobë dhe dëshiron të arsyetohet për çmimin që e ka paguar, ajo do të thotë se rroba e blerë i kombinohet më të gjithë gardërobën që i posedon – që, natyrisht nuk është e vërtetë. /Dukagjini.com

Gjashtëvjeçarja që po mahnit botën (Video)


Cfar do te sjell dizajni i ri i Facebookit?


Facebook është duke planifikuar të bëjë ndryshimin e saj më të madh në listën e postimeve të reja që në i pranojmë në profil, apo siç Facebook e quan “News Feed”, dhe sipas raporteve të TechCrunch thuhet tani rrjeti social do t’i kategorizojë ato në kanale të reja, si për shembull: fotografitë e Instagram, apo muzika që dëgjojnë miqtë tuaj, apo përditësimet e bëra nga artistët e ndryshëm. Para ngjarjes së paralajmëruar për të enjten, Facebook besohet se ka bërë gati edhe fotografitë të cilat do të jenë më të mëdha, si dhe reklama të bazuara në fotografi. Mashable e ka kontaktuar rrjetin social, mirëpo komenti i Facebook thotë se “nuk i komenton thashethemet apo spekulimet e ndryshme”. Nëse raportet mediale dalin të jenë të sakta, opsionet për zgjedhjen e postimeve që shfaqen në Neës Feed do të vendosen në maje të faqes, dhe me këtë Facebook do tu mundësojë reklamuesve të zgjedhin segmente dhe interese specifike të përdoruesve të saj. / Telegrafi /

Cmendurit dhe suprizat e Dasmave Shqiptar(Video)


Gazetarja Greke qe u Cmende pas Shpat Kasapit(Video)


Ronaldo syte ne lot leshon stadiumin


Kafeneja jone Promo (Video)


Zuri peshkun e rëndë 113 kg(Foto)


Një peshkatar britanik ka realizuar ëndrrën e tij duke kapur një peshk të madh – ‘arapaima’ që peshon 113.4 kilogramë. Peshkun më të madh të ujërave të ëmbla, Steve Townson e ka kapur në lumin Essequibo në Guiana. “Arapaima është një nga peshqit më të mëdhenj dhe më të fuqishëm të ujërave të ëmbla, ndërsa është privilegj i madh dhe i rrallë kur arrini të kapni një nga to. Gjuajtja e tyre është e ndaluar, por në Afrikën e Jugut lejohet, me kusht që t’i lëshoni menjëherë në ujë. Peshku të cilin e kam zënë unë, asnjëherë më parë nuk është kapur”, ka deklaruar peshkatari. Townson udhëton nëpër botë dhe kap peshq ekzotikë, ndërsa kësaj radhe si karrem ka përdorur një pirania që peshonte 900 gramë./Telegrafi/

Harlem Shake - STUPCAT(Video)


Ja cfar pritje madheshtore i behet Ronaldos ne Manchester(Video)


Stupcat-Egjeli 11(Video)



Egjeli Epizoda 11 ( 2013) by Bareliaswe

Tuna prap prek Zogun ne nje koncert ne Zvicer(Video)


“Harlem Shake” mbi urën e Ibrit (Video)


Tuna "GODET" perseri, ja cfar ka bere(Foto)


Altuna Sejdiu e njohur si Tuna, po shfaqet mjaft provokuese kohët e fundit. Këngëtarja seksi ka pozuar së fundi me fustan të florinjtë me disa foto të hedhura në instalagram. Tuna veç fustanit ka ekspozuar edhe asetet e saj fizike për të cilat tashmë është bërë e njohur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

VIDEO EKSKLUZIVE:Dafina e pyeti kete djaloshin, a je ba synet ?!!



Streaming video by Ustream

Video e vitit 1999: Duke u larguar paramilitaret serbe nga Prizreni


Persona të maskuar sulmojnë me thikë një vajzë shqiptare në Shkup


Një vajzë shqiptare e moshës 16 vjeçare është lënduar me thikë në afërsi të shkollës “Dimitar Vllahov”. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10 të mëngjesit kur dy persona të maskuar, së pari e kanë shtyrë vajzën në thera dhe njëri prej tyre e ka lënduar me thikë. Rastin e konfirmon edhe zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja në afërsi të shkollës nuk ka patur policë. Vajza është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkupit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa policia njofton se është në kërkim të autorëve, raporton Gazeta Koha. Kjo është hera e dytë që sulmohet vajza e njëjtë nga persona të panjohur. Herën e parë ajo kishte kaluar më lehtë. Ndryshe, ky nuk është sulmi i parë i maskave me thika ndaj nxënësve shqiptarë, ditë më parë prerje me thikë në fytyrë iu shkaktuan edhe një nxënësi shqiptar të moshës 13 vjeçare. Nga ana tjetër në shkollën “Dimitar Vllahov” ditë më parë u rrahën disa nxënës nga Haraçina të cilët përfunduan me lëndime të rënda në spital. MPB gjithashtu njofton se një rast tjetër të ndodhur të dielën në mbrëmje 8 persona e kanë rrahur një djalë në afërsi të kinemasë Butel.

Formacionet zyrtare: Man Utd - Real Madrid


Formacionet e mundshme per ndeshjen e sotme: Man Utd: De gea, Rafael, Vidic, Ferdinand, Evra, Schools, Carrick, Valencia, Kagawa, Rooney, Van Persie. Real Madrid: Lopez, Arbeloa, Ramos, Pepe, Coentrao, Alonso,Essien, Ozil, Di Maria, Ronaldo, Benzema.

Viktimat e para te Harlem Shake(Video)


Kanada: E pabesueshme si pastrohen rrugët nga bora (Video)


Çmenduria nuk ka kufij


Erik Roner, adhurues i madh i sporteve ekstreme, kohë më parë ka ndërmarrë një veprim të çmendur, që në fund është treguar si një ide e keqe. Në një shkretëtirë në Kaliforninë jugore ai ka kërcyer nga aeroplani me një ombrellë në duar. Natyrisht, ombrella ishte e modifikuar më përmasa më të mëdha se ato të zakonshme – që duhej të ndalte hovin e tij – mu sikurse në tregimin për Mary Poppins. “Të shohim nëse ombrella mund të ngadalësojë rënien sikur në rastin e Mary Poppins”, ka thënë ai në një video-xhirim që është postuar në Youtube. Megjithatë, jo më shumë se 10 sekonda pas kërcimit, ombrella e tij është prishur, dhe Erik ishte i detyruar të aktivizonte parashutën – në mënyrë që sigurt të zbriste në tokë. /Dukagjini.com

Aksident ne Brezovic, humb kontrollin me motor, lendon femijet(Video)


Një motorist ka lindur tre fëmijë në Brezovicë, pasi ka humbur kontrollin gjatë ngasjes. Në kompleksin e skijimit në Brezovicë, tollovia e njerëzve ishte e madhe meqë sapo kishte përfunduar një garë e skijimit. Motori kishte hyrë në në stazë pa leje dhe duke u lëshuar teposhtë ka lënduar fëmijët dhe ka shkaktuar dëme materiale. Ai nuk ka mundur të ndalet derisa është ndeshur me një lokal/INDEKSONLINE/

Tuna me te dashur te rii(Foto)


Duken si shokë, apo kanë dicka me shumë. Kjo është këngëtarja Tuna se bashku me reperin Cozman qe flitet se janë të lidhur, ndërsa në kokë kapelja e Tunes e konfirmon me tepër këtë duke na treguar se ajo e paska gjetur “Boy” e saj.

E-EGJELI SKENA NGA EPIZODI 11(Video)


Flamuri i Maqedonisë hiqet nga ‘NEW BORN’


Zhvillimet e fundit në Maqedoni, përkatësisht dhuna ndaj të rinjëve shqiptarë nga ekstremistë maqedonas, ka shtyer disa qytetarë ta fshijnë flamurin e Maqedonisë nga obelisku i pavarësisë “NEWBORN”. Në disa video qe kanë qarkulluar në internet, janë parë një grup tifozësh që fshijnë flamurin e Maqedonisë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është konfirmuar edhe nga ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili i cili përmes Facebook-ut ka konfirmuar se flamuri i Maqedonisë është hequr nga NEWBORN. Ky i fundit i ka sugjeruar Hajredin Kuçit të punojë më shumë për bashkëkombasit në Luginë e në Maqedoni. “I nderuemi Zavendës-Kryeministër, sa lodhesh tuj u brengosë se a po i shlyen dikush flamujt, apo jo, nisja lodhu për bashkëkombasit e tu në Shkup edhe Luginë (se për këta në Mitrovicë për çdo ditë po ta përkujtojmë). Nuk mjafton veç nji deklaratë e lodhët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila, si zakonisht, e "dënon" dhunën me dy paragrafa tekst, pa ndërmarrë asgë konkrete”, ka thënë Ismajli./Indeksonline/

Shqiptari nga Maqedonia eshte ber hit ne Internet(Foto)


Ky femij eshte ber hit ne internet keto dita pasi parakalon me flamurin kombetare para ushtris maqedone.

Deputeti Shqiptar Turperon Maqedonasit dhe Shqiptaret ne Parlamentin Maqedon(Video)


Deputeti i fyejti te gjithë qevritaretndersa Ali Ahmetin e quajti tradhtar dhe te mallkuar...diskutim shumë i fuqishem Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu kërkoi nga foltorja e Parlamentit që të lirohen të gjithë demonstruesit e ndaluar nga policia. “Çfarë seance po doni të mbani, kur shtëpitë e shqiptarëve po sulmohen gjithandej, gaz lotësjellës gjithandej dhe se Çairi është në shtetrrethim. Kjo është skandaloze nga policia e Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit. Po rrahen gjithandej, të ju vij turp, do të paguani gjakun e këtyre fëmijëve. A keni moral ju, po shisni fëmijët për të ruajtur karriget. Urgjentisht kërkoj që të lirohen shqiptarët e ndaluar nga policia. Ne sot braktisim Parlamentin dhe nuk do të marrim pjesë në punën e tij”, ka theksuar deputeti Bekim Fazliu Me pas foli edhe me shumë duke i fyer qeveritaret dhe parlamentin maqedonas.Shiko minuten 5 te videos .

Shkëndije Mujaj Kam Qejf ti lodh Meshkujt


Shkëndije Mujaj ka ndarë me fansat e saj një tjetër foto bombastike të saj. “Qa kom qef mi lodh mashkujt, hahahahh-ka shkruar bukuroshja në diciturën e kësaj fotoje të cilën e ndau me fansat e saj. Një ditë më parë ajo publikoi një tjetër foto duke pyetur: knaquni me mua?

Formacionet zyrtare: Real M - Barcelona


Formacionet zyrtare: Real Madrid: Lopez, Arbeloa, Ramos, Pepe, Marcelo, Khedira, Modric, Callejon, Kaka, Ronaldo, Benzema. Barcelona: Valdes, Alba, Mascherano, Pique, Alves, Iniesta, Buskets, Tiago, Pedro, Villa, Messi.

Kanada: E pabesueshme si pastrohen rrugët nga bora (Video)


Huliganët maqedonas rrahin brutalisht një13 vjeçar shqiptar(Foto)


Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka pësuar nga huliganët maqedonas në Shkup duke pësuar lëndime në kokë. Huliganët maqedonas brutalisht kanë rrahur shumë të rinj shqiptarë në afërsi të një stacioni urban të autobusëve në Shkup. Në këtë incident të dhunshëm kanë pësuar nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët janë goditur me gjësende të forta dhe grushte nga huliganët maqedonas. Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka pësuar në këtë incident duke marrë lëndime trupore, përfshirë edhe në kokë. “Na kanë rrahur brutalisht, pa kursyer as fëmijë e gratë që ishin duke pritur aty autobusin”, ka theksuar Ramazani, i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore për lëndimet e pësuara në këtë incident. Nxënësit theksojnë se kanë shpëtuar falë shoferit të autobusit urban, i cili është shqiptarë dhe ka arritur që të mbyll me shpejtësi dyert dhe të largohet nga stacioni. “Ai na shpëtoi duke mbyllur dyert, mirëpo huliganët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe autobusin, duke rrezikuar jetën tonë. Neve kemi parë edhe policië të uniformuar por që kanë hezituar për të reaguar dhe për të larguar huliganët e tërbuar. Këto incidente më nuk tolerohen. Ose të veprojnë ose ska hapësirë për të toleruar më këso tërbime kundër nesh shqiptarëve”, ka theksuar një nxënës shqiptarë, i shkollës “Zef Lush Marku”, i cili gjithashtu ka përjetuar sulmin brutal të huliganëve maqedonas. Huliganët kanë qarkulluar nëpër disa akse rrugore dhe lagje, ku janë stacionet e autobusëve dhe ku dihet se udhëtojnë edhe një pjesë e udhëtarëve shqiptarë për lagjet periferike të Shkupit si Saraj, Karshiakë dhe Hasanbeg e Haraçinë.

Revolveri më i madh në botë (Video)

Një polak ka arritur të prodhojë revolverin më të madh në botë. Ky revolver gjigant është shënuar në librin e rekordeve botërore Guinness. Revolveri është punuar nga Ryszard Tobys nga Polonia, ndërsa tashmë edhe zyrtarisht është pranuar si revolveri më i madh funksional në botë. Për prodhimin e këtij revolveri Tobys ka shpenzuar 2.500 orë pune, ndërsa shumicën e punëve i ka bërë vet, raporton Business Insider. Revolveri është kopje e Coltit, ndërsa plumbi i tij peshon 14 dekagramë. Për më shumë, shikojeni video-materialin në vijim. /Dukagjini.com

Viktimat e pare te Harlem Shake(Video)

VIDEO EKSKLUZIVE: Momenti i rrezimit te Femijve ne Peje

Formacioni më i paguar në boten e futbollit (Foto)

Një gazetë portugeze ka publikuar formacionin më të paguar në botë. 11shja e yjeve të futbollit evropian e botëror vë në formacion superyje si Messi, Ronaldo, David Silva e Ribery. Lojtari më i paguar në këtë formacion është Samuel Eto me 20 milion euro në vit i ndjekur nga Lionel Messi me 15 milion euro. Yaya Toure, David Silva e Ashley Cole janë në këtë formacion me 13 milion euro fitim në vit. Ronaldo, Lahm e Ribery fitojnë nga 10 milion euro në vit./Indeksonline/