Blog Archive

Turperohet Rita Ora, I dalin të brendshmet(Foto)

Rita Ora sërish është bërë protagoniste e mediave rozë. Të mërkurën ajo ndodhej në një koncert në javën e modës në Tokyo dhe veshja e zgjedhur prej saj ka bërë që fansat dhe paparacët të festojnë më së shumti. 22 vjeçarja e lindur në Kosovë dhe e rritur në Britaninë e Madhe ka ekspozuar shumë më teper sesa duhej te brendshmet./OraInfo/

Qeni që lehë në mënyrë të çuditshme (video)

Se videot me kafshë shtëpiake gjithmonë zënë vend tek rubrikat e argëtimit, këtë e kemi ditur. Kjo vjen pasi që shumë kafshë, qofshin qenë, mace, apo edhe kuaj, dinë të na bëjnë të qeshim me lot, por edhe të kënaqemi duke i shikuar ata. Kësaj radhe e kemi një video ku një qen, si duket është duke ëndërruar diçka, pasi që lehja e tij është paksa e çuditshme. Qeni quhet Ralphus T. Woormwood, dhe është shef i sigurisë në “Specter Studios”. Për më shumë, shikojeni videon në vijim. /Dukagjini.com

7 rregulla që mund t’ua shpëtojnë jetën

Aktiviteti fizik, mbajtja nën kontroll e peshës trupore, niveli nën kontroll i kolesterolit… janë vetëm disa nga rregullat e thjeshta, të cilat – nëse iu përmbaheni më përpikëri – mund të parandalojnë sëmundjen e kancerit ose sëmundjet e zemrës, thuhet në një studim të ri të American Heart Association. Nëse iu përmbaheni së paku gjashtë rregullave të jetës së shëndetshme, atëherë mund të zvogëloni rrezikun nga sëmundja e kancerit për 51%. Shkencëtarët thonë se kurrë nuk është vonë që të zbatoni shprehitë e shëndosha të jetës. Shtatë rregullat e arta për një jetë të shëndetshme janë: aktiviteti fizik, mbajtja nën kontroll e peshës trupore, ushqimi i shëndetshëm, mbajtja nën kontroll e kolesterolit, mbajtja nën kontroll e tensionit të gjakut, mbajtja nën kontroll e sheqerit, si dhe heqja dorë nga duhani. “Ky studim ndihmon që t’ua tërheqim vërejtjen njerëzve për gjërat e rëndësishme që mundësojnë mbrojtjen e shëndetit si dhe të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kronike”, ka deklaruar Laura Rasmussen-Torvik. Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se, nëse iu përmbahemi gjashtë nga shtatë rregullat e lartcekura, zvogëlojmë rrezikun nga sëmundjet kronike për 51%; nëse iu përmbahemi katër rregullave zvogëlojmë rrezikun për 33%; ndërsa, nëse iu përmbahemi vetëm një ose dy rregullave të lartcekura, atëherë rreziku zvogëlohet për 21 %. /Dukagjini.com

A besoni, ky Qen kushton 740.000 mije dollar(Foto)


Të kesh një qen të tillë më shumë është çështje prestigji sesa nevoje. Çmimi i qenve tibetian të rojës (Mastiff) ka arritur rekord në Kinë. Për këtë lloj të qenit, në Pekin, tashmë ofrohet shuma deri në 74.000 dollarë amerikan. Kjo shumë se fundi është arritur në një panair të kësaj race, që është mbajtur në Baoding, në jug të Pekinit. Kjo racë e qenve përshkruhet si shumë besnike dhe përgjegjëse, ndërkaq rritet në Himalaje, ku tregtarët shkojnë për t’i marrë derisa janë ende të vegjël – për t’i shitur më pastaj në qytetet e mëdha kineze. Sidoqoftë, në rrugën drejt qyteteve, për shkak të ndërrimit të klimës, temperaturës dhe ajrit – që dallon shumë nga rrafshnalta e Himalajeve – shumë prej këtyre këlyshëve nuk mbijetojnë, andaj rrallë gjenden në treg dhe janë aq të çmuar. /Dukagjini.com

I kërkon Genta Ismailit fejesë para kamerës (VIDEO)


Kjo video mund t'i inkurajojë djemtë që ta provojën fatin për t'i kërkuar fejesë këngëtares Genta Ismaili, për disa arsye. Një se akoma është beqare, dy se shumë është e bukur dhe tre se edhe po mos tju jap përgjigje pozitive (për çka është më se e sigurtë), mund ta përqafosh nxehtë, sikur që bëri ky djali në video Për më shumë video në vijim:

Rrihen kombëtarja e Kanadasë dhe Meksikës (video)


Lojtarët e kombëtareve të bejsbollit të Kanadasë dhe ato të Meksikës, janë rrahur para vet përfundimit të takimit të tyre në kuadër të Kampionatit botëror të bejsbollit e cila u zhvillua në Feniks. Zënka mes lojtarëve meksikan dhe atyre kanadez, shpërtheu gjatë rezultatin 9:3 në të mirë të Kanadasë, kur njëri nga hedhësit meksikan me qëllim goditi kundërshtarin e tij. Pas kësaj u shkaktua një kaos i vërtetë, ku pati edhe këmbim të grushteve, por edhe nga tribunat ku ishin fansat e Meksikës, në terren fluturuan gjësende të ndryshme, ndërsa një nga lojtarët kanadez u godit në fytyrë, transmeton AlsatM. Dënimet për këtë incident, jo të zakontë priten të jepen shumë shpejtë, ndërsa në fund Kanadaja shënoi fitore me 10:3. Ky është edicioni i tretë i këtyre garave botërore të bejsbollit./ORAinfo/

Ndodh ne Shqiperi, si pelqen gjyqtari hyn me makin ne fushe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin shqiptar. Në ndeshjen e ligës së dytë të futbollit të Shqipërisë mes Gramshit dhe Mamurrasit, vendasit ishin të pakënaqur me gjykimin që bënte gjyqtari. Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, nuk është përmbajtur ndaj arbitrit të ndeshjes Gramshi- Mamurrasi dhe ka hyrë me makinën e tij në fushën e futbollit. Një reagim i tillë k ardhur pasi kryebashkiaku mendonte se arbitri po favorizonte Mamurrasin. Policia e ka larguar Bicin, ndërsa ai do procedohet për shkatërrim prone. Ai ka shkatërruar portat edhe pse FSHF ia ka pasë ndaluar hyrjen në fushë për shkak të precedentëve të mëparshëm..Indeksonline/