Momente qesharake me Rita Orën(Video)

Kjo video tregon anën tjetër të këngëtares, fragmente të këndshme nga prapaskena e xhirimeve të klipeve dhe jeta e saj e përditshme. Rita Ora është çdo ditë në mediat ndërkombëtare që regjistrojnë gjithçka që ka të bëjë me këngëtaren e suksesshme, e lindur në Kosovë. Fansat e saj kanë përmbledhur në një video momente gazmore të këngëtares me nënshtetësi britanike. Ato janë incizuar gjatë përgatitjes së spoteve për këngët e saj, gjatë intervistave, etj. Paparacët nuk e lënë të qetë as kur rregullon flokët në një sallon ondulimi në Londër. Për më tepër shikojeni videon më poshtë./Indeksonline.net