Blog Archive

Kështu nokautohet Vitali Klitschko (video)

Vitali Klitschko është një prej boksierëve më të mirë në histori. Por, pak kush e di se ai e filloi karrierën si kick-bokser. Humbjet e tij për një kohë të gjatë përmenden si mit urban, por edhe vetë ukrainasi rrallë herë flet për to. Sot më në fund i erdhi fundi një tregimi për humbjen e tij kundër anglezit Pele Reid. Një xhirim nga viti 1992 i shfaqur në Youtube tregon se Reid me një goditje atraktive e nokautoi Klitschkon. Vitali ishte kampion i botës në kategorinë e rëndë të versionit WAKO. Si kick-bokser realizoi 34 fitore, 22 me nokaut. Pësoi tre humbje nga Reid, William Van Roosmalen dhe James Warring. /Dukagjini.com

Njerëzit janë të mrekullueshëm. E verteton kjo Video

Rrotullohet një autobus me 65 nxënës, 24 te lenduar

24 nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” të Prishtinës, kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Shtërpcë-Prevallë. Autobusi që po barte nxënës ka rrëshqitur nga rruga në një kthesë dhe me këtë rast 24 nxënës kanë marrë lëndime të lehta trupore. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe toger Xhavit Xhokli, përgjegjës për trafikun rrugor, sipas të cilit aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 të ditës së sotme. Ai tha se të gjithë nxënësit e lënduar janë transportuar me tri autoambulanca në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit të Shtërpcë dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e aksidentit kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore të cilat po merren me rastin./V.Krasniqi./Indeksonline/

Barcelona ka edhe nje Messi te vogel qe po shenon nga 6 gola ne ndeshje(Video)

Shtëpia e mallkuar shitet vetëm 1 euro!

Në e-Bay-n francez është vendosur shpallja për shitjen e një shtëpie në fshatin Arbresle të Francës, me çmim, vetëm 1 euro. Shtëpia, siç potencohet në shpallje, është e mallkuar. Sipas fotografive që janë vënë online, shtëpia nuk duhet fort në gjendje të mirë, mirëpo të kesh një kulm mbi kokë, një hapësirë jetese prej 110 metrash katrorë, dhe një copë toke prej 350 m2, dhe atë për vetëm për 1 euro, është vërtetë gjë interesante. Sipas përshkrimit të shpalljes, në këtë shtëpi, në vitin 1950, ka ndodhur një vrasje e rëndë dhe tashmë nëpër shtëpi lëvizin shumë lugatë. Ky fenomen paranormal përfshin trokitjet e shpeshta në dritare, tingujt dhe britmat e çuditshme, si dhe gjësendet që lëvizin nëpër shtëpi. Policia kurrë nuk kishte mundur të vërtetonte se në këtë shtëpi ka ndodhur ndonjë vrasje, sepse mungonin trupat e personave të vrarë, mirëpo, autori i shpalljes thotë se trupat janë gjetur më vonë, të varrosur në oborrin e shtëpisë. Në Francë tashmë ka filluar debati rreth autencitetit të kësaj shpalljeje – ndërsa autori i saj kërkon t’i lajmërohen vetëm ata që besojnë në tregimin e tij dhe ata që duan ta blejnë atë për vetëm 1 euro. /Dukagjini.com

GOLF 2 - Vozitet me uje !!! KURIOZITET nga KOSOVA(Video)

Kafeneja Jonë : PROMO - Episodi 306(Video)

Të tjera foto të nxehta nga Vildane Zeneli (Foto)

Modelja shqiptare Vildane Zeneli, më shumë sesa për gjithçka tjetër njihet për fotot e saj seksi. Ajo edhe kësaj radhe, në profilin e saj në Twitter ka publikuar foto mjaft joshëse ku shihet e veshur vetëm me të brendshme. Ajo gjatë gjithë kohës ka treguar se nuk është e turpshme në publikimin e këtyre lloj fotove edhe pse jo gjithmonë ka marrë kritika pozitive nga fansat e saj, të cilët kohë pas kohe e akuzojnë për ekzagjerime. Vilania është duke punuar edhe në sferën muzikore dhe shpejt pritet të publikojë një këngë dhe klip me të cilën po e synon tregun botërorë. (ORAinfo)

Një shkathtësi të tillë mund ta ketë vetëm një rus(Video)

Në emisionet për përzgjedhjen e talenteve anembanë botës lajmërohen kandidatët që kanë diçka unike për të treguar. I tillë është edhe një rus, të cilin mund ta shihni në këtë video të postuar në Youtube, i cili ka ideuar një mënyrë revolucionare të pirjes së rakisë, derisa ai luan në harmonikë. Edhe pse rusët njihen për konsumimin enorm të vodkës, një mënyrë e këtillë e pirjes së rakisë, vërtetë duket e jashtëzakonshme. Ky rus ka arritur të kombinojë luajtjen e muzikës në harmonikë, me shishen e alkoolit, e cila – sipas nevojës – ia mbushë atij gotën. Për më shumë, shikojeni videon në vijim. /Dukagjini.com

Super Neymar super driblim, i mahniti te gjithe(Video)

Serbi dogji vet sanen dhe lajmroi Policine e Kosoves (Video)

Njeriu më me fat ne botë, i shpeton perplasjes me aeroplan(Video)


Si të relaksoheni për 10 minuta?

Besuat apo jo edhe duke ecur mund të meditoni a marrë parasysh a jeni duke shkuar për në punë, a jeni duke u kënaqur duke ngrënë, apo përgatiteni për të fjetur, në të njëjtën kohë mundeni edhe të meditoni, duke e përmirësuar kështu dukshëm kualitetin e jetës. Mjafton që të ndani dhjetë minuta në ditë. Në mënyrë që ta provoni meditimin gjatë ecjes, para se të filloni të ecni, kushtoni vëmendje asaj sesi ndiheni fizikisht, a e keni trupin e plogësht, të ngurtësuar, apo të relaksuar. Pas kësaj shikoni me vëmendje gjithçka rreth vetes: njerëzit, pemët, vitrinat, e më pas filloni që të dëgjoni zërat më me vëmendje. Por, mos mendoni tepër rreth tyre. Më pas përqendrohuni në aromat, pastaj në ngrohtësinë e diellit, apo në atë sesi e prekni tokën me këmbë. Në fund përqendrohuni në ritmin e hapave, sidomos nëse ju ka fluturuar mendja dhe keni filluar që të mendoni rreth brengave të përditshme. Nëse këtë ushtrim e bëni shpesh, do ta arrini ekuilibrin më të mirë të trupit dhe shpirtit, gjë që ju ndihmon që të qetësoheni sa herë që të jeni të tendosur dhe të shqetësuar. Përpos që zvogëlon stresin, meditimi i përditshëm përmirëson edhe kujtesën dhe përqendrimin. Pasi që të meditoni mund të merrni vendime më të mira si personale, po ashtu edhe profesionale. /Telegrafi/

Rexhep Tajjip Erdoğan do e djegi gjithë Ballkanin në qoft se mi prekni Shqiptarët

Rexhep Tajjip Erdoğan ka kërcnuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit nëse të drejtat e Shqiptarëve nuk merren parasysh. Kryeministri turk Erdoğan në një intervistë për kanalin shteteror turk deklaron se Turqia do të mbështesë vellezërit shqiptarë nëse do jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarake. Ai shtoi më tej se populli shqiptar ka të drejten e vetevendosjes për krijimin e një shteti të madh Shqiptar, dhe se UCK nuk është organizatë rebele terroriste por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre. Erdogan ka kërcnuar me shpërbërje të maqedonise dhe gjithë ballkanit nëse të drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh. Ai shtoi se trupat kombëtare turke janë në gadishmëri dhe do ndihmojnë shqiptaret për çlirimin e trojeve shqiptare. Kjo deklaratë ka bërë që ministrat e jashtëm grek dhe serb të reagojnë ashpër

Qeni e bën shurrën në kabllin elektrik, shihni cka i ndodh (VIDEO)

Civilet serbe rrethohen nga UCK ne Prizren (Video e rralle)



“Kalofsh një jetë të lumtur mami”, fjalët e fundit të 12 vjeçarit pak para se të vetëvritej

Një djalë i moshës 12 vjeçare i dha fund jetës vetëm pak orë pasi u përjashtua nga shkolla. Jordan Green, 12 vjeç u përjashtua nga shkolla për një ditë pasi sjellja e tij ishte përkeqësuar, duke u pezulluar më tej për 5 ditë deri në përjashtimin përfundimtar. “Kalofsh një jetë të lumtur mami, unë ndihem sikur po i jap fund jetës”, i tha djali, nënës Heidi, vetëm pak orë se të ndërmerrte vendimin fatal. Nëna tregon se e ka telefonuar vazhdimisht të birin, por se ai nuk i ishte përgjigjur asnjëherë në telefon. Heidi dhe Jordan “Mendova se nuk donte të fliste me mua dhe ndaj nuk më përgjigjej, mendova se ndoshta nuk ishte në shtëpi, apo se kishte dalë të luante me shokët”, shprehet Heidi Green, citon noa.al. Mjekët besojnë se fëmija kishte vdekur prej disa orësh nga momenti kur u gjet i pajetë në banesë, më 27 qershor. Jordan nisi të shkonte keq në shkollë pasi gjyshja e tij vdiq dhe prindërit u ndanë, deklaroi nëna në gjykatë dhe se ai shkonte i çrregullt në shkollë. Kur Jordan kuptoi se stafi i shkollës po tentonte të kontaktonte me prindërit e tij për të komunikuar masën ndëshkimore, 12 vjeçari nisi të bërtasë dhe të hedhë karrige dhe gjithë çfarë i doli përpara mbi ta. Në vijim fëmija u mbyll në një dhomë për tu qetësuar, ndërsa pas kësaj sjellje drejtori e pezulloi për 5 ditë. Kur zonja Green kontaktoi me shkollën, u tha se nuk mund të shkonte pasi ishte në punë, por kërkoi që ta lejonin që djali të kthehej vetë në shtëpi. Por kur drejtuesit e shkollës shkuan te 12 vjeçari për ti komunikuar masën, ai nisi ti qëllojë sërish, ku mori karrigen në duar dhe kërcënoi se do qëllonte. Në një analizë të mëvonshme për sjelljen e tij, bordi drejtues mori vendimin që Jordan të përjashtohej nga shkolla përgjithmonë dhe kjo masë iu komunikua, ndërsa ishin autoritetet lokale ato që do vendosnin për të ardhmen e tij. Nëna Heidi, tregon se si djali e mori në telefon duke i thënë se ndihej keq dhe se e uroi të kalonte një jetë të lumtur, por se pas kësaj nuk u përgjigj më, duke varur veten.

Shën Valentini po ju gjen vetëm? Blini këtu një të dashur..

Ju tremb që ta kaloni Shën Valentinin vetëm? Doni që të tjerët të besojnë se jeni në një lidhje? Mos u shqetësoni, një kompani braziliane ofron plot katër profile me pagesë. Variojnë nga ai më ekonomiku në atë më të kompletuarin, që zgjat një muaj dhe që do të shfaqet në mur të rrjetit social 'lidhja e re'. Nuk keni të dashur që t'ia tregoni dhe miqve në Facebook? Për këtë mendon 'Namoro', duke paguar një shifër nga 10 në 100 dollarë, kompania braziliane do të krijojë një profil të një të dashur të rreme. Normalisht me skadencë, fillohet me tre ditë me tre komente qe do ju vijnë në mur, ndërsa në krye të ofertës me 30 ditë prezencë në rrjetin social, me komente të shumta dhe me mundësine që të ndryshoni statusin e lidhjes. Nëse nuk doni të shpenzoni shumë, me 40 dollarë kompania ju jep mundësinë të zgjidhni një të 'dashur' me ekonomikë për një javë, me 10 komente dhe status të modifikuar./Indeksonline/

Jeta në -70 gradë celcius

Nëse keni menduar se është ftohtë aty ku jeni tani, atëherë duhet të vizitoni fshatin rus Oymyakon, për të ndryshuar mendje. Temperaturat mesatare të janarit janë – 50 gradë celsius dhe ky fshat është vendbanimi i përhershëm më i ftohtë në planet. I njohur edhe si Poli i të Ftohtit, rekordi i temperaturës më të ulët i regjistruar aty është -72 gradë celsius. Në këtë fshat jetojnë rreth 500 banorë. Ata ushqehen me mish drerësh ose kali. Shumica e shtëpive djegin qymyr ose dru për ngrohje. Fshati ka një dyqan të vetëm. Dhe shkolla në fshat mbyllet vetëm kur temperatura shkon – 52 gradë celsius. Fshati është rreth 750 metra mbi nivelin e detit. Gjatësia e ditës varion nga tre orë në dhjetor deri në 21 orë në verë. Pavarësisht dimrit të tmerrshëm, temperaturat në verë mbi 30 gradë celsius nuk janë të pazakonta. Për çudi shumë shtëpi e kanë banjën jashtë. Banorët i mbajnë makinat e tyre ndezur gjithë ditën pasi kanë frikë se nuk do ndizen më nëse fiken. Të hapësh një varr për funeral merr deri në tre ditë kohë./Indeksonline/

Kush eshte i dashuri Vlora Çitakut?

Prishtinë, 21 janar - Në një intervistë për Radio Dukagjinin, ministrja e integrimeve evropiane Vlora Çitaku, foli më shumë për jetën e saj private. Ajo tha se është e dashuruar, ka një simpati me të cilin takohet, por jo diçka më tepër.Ndryshe, ministrja jeton vetëm në banesën e prindërve të saj, e sa i takon pagës ajo thotë se përpos që i mjafton edhe i tepron nganjëherë. Çitaku tha se do të vazhdojë të mbetet në politikë. mirëpo se në çfarë funksione ajo nuk e di ende.

Festimi i golit qe quditi gjithe boten(Video)

Shkëmbi i hy në shtëpi, i shpëton për mrekulli vdekjes (Foto)


Një grua 63-vjeçare ka arritur t'i shpëtojë për mrekulli vdekjes, pasi një copë e madhe shkëmbi në orët e para të mëngjesit ra mbi shtëpinë e saj në St. George, Utah. Wanda Lee Denhalter, u përplas për muri e si pasojë pësoi thyerje të nofullës, kraharorit e këmbës, por pavarësisht plagëve, ia doli që të merrte në duar telefonin e të thërriste ambulancën. Ajo u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 4 orë.

Mos e luani me zjarrfikësit se do e pësoni keq!(Video)

Tuna me provokuese se kurre me pare (Foto)

Këngëtarja nga Maqedonia, Tuna, armë të fortë e ka provokimin ndërkaq nuk heziton të përdor sa herë ti jepte rasti. Mbrëmë në, ‘X Factor’ Tuna pati veshur një fustan të kuq e shumë provokativ e që i zbulonte më shumë se që duhej. Madje, nga çfarë shihet në këto fotografi, kuptojmë se këngëtarja nuk ka pasur veshur as të brendshme. E “uritur” për vëmendje, ajo po në të njëtën ditë publikoi edhe një fotografi ku shihej e mbuluar me para nën mbishkrimin “ dush me para”./Indeksonline/

Qentë “flasin” në Skype (Video)

Stupcat tërheqin skeçin me zyrtarët shtetërorë (VIDEO)

Skeçi në të cilin personifikohen tre zyrtarë të lartë të shtetit teksa këndojnë e gjuajnë para varrit të nënës së tyre në një hapësirë përplot varreza të tjera, i realizuar nga “Stupcat” në fund të vitit të kaluar, është hequr nga kanali zyrtar “StupcatTV” në “Youtube”. Anëtarët e “Stupcave” nuk e pranojnë se heqja e skeçit është bërë pas reagimit të publikut, por për arsye të tjera, teksa një burim brenda “Stupcave” i ka thënë gazetës se skeçi është hequr përkohësisht, pasi ka ngjallur reagime jo të mira te një pjesë e publikut. “Ne e kemi hequr për shkaqe teknike dhe kjo është pjesë e planit tonë”, ka thënë Agron Sokoli, producent ekzekutiv i “Stupcave”, shkruna koha. Të njohur për stilin e ashpër të thumbimit të politikës kosovare, skeçi “Ministrat tu knu te vorri i nanes” i realizuar nga “Stupcat” shpërfaq tre vëllëzër, njëri ministër (Osman Azemi), tjetri deputet (Mensur Safqiu) dhe i treti që merret me tenderë (Vedat Bajrami), teksa pas 12 vjetësh vizitojnë varrin e nënës së tyre. Ani pse e hequr nga kanali zyrtar i tyre në “You Tube”, videoja ende po gjen qarkullim në sajte tjerë.
Stupcat Pronto 2013 - Ministrat tu knu te vorri... by film-shqip

Iphone 6, e paimagjinueshme, thyhen kufijtë e teknologjisë…[VIDEO]

Ja pse Tuna eshte kengetarja me e nxhet shqiptare (Video)


Zbulohet sekreti më i madh i "magjisë" (VIDEO)

Në këtë video bëhen publike disa nga "magjitë" më kryesore që i kemi parë nëpërspektakle të ndryshme të cirkut. Aktori tregon se si bëhet shpuarja e krahut me një gjilpërë të gjatë, konkretisht tregon se si realizohet ky trik. Për më shumë, shikojeni video në vijim:

Femijet mashtrojne rend policine (VIDEO)

Klasa me nxenesit me te cmendur ne bote !(VIDEO)

6 vjeçari,shofer profesionist i BULDOZERIT (Video)

Hiç s’po ua nin çka po ndodh në fushë, hyn dhe e nderpresin ndeshjen (video)

Në ndeshjen miqësore ndërmjet Galatasarayt dhe skuadrës gjermane të ligës së dytë, Alen, ka ardhur deri të një ndërprerje interesante e ndeshjes, sepse dy qenë retriverë kanë hyrë në fushë. Dy retriverë ngjyrë ari në minutën e 53 kanë hyrë në fushë duke u kapur për një kapele. Se sa ishin këta ‘huliganë’ të ‘butë’ tregon edhe fakti se i lejuan futbollistët e të dy skuadrave që të luanin me ta. Në fund, dy pjesëtarë të sigurimit të stadiumit i larguan ata nga fusha.

Shkurte Fejza qanë me lotë në kamerë te fsheht(video)

Momenti i tmerrshëm kur një peshk kap peshkatarin (Video)

Traktori me i shpejt ne bote, i'a kalon edhe disa veturave(Video)

E pabesueshme - Një mace hero mbron familjen nga një arushë e egër (VIDEO)

Zyrtare: Google njeh Kosovën

Shërbimi më i famshëm i hartave në botë, Google Maps, ka përfshirë edhe Kosovën si shtet të veçantë. Kur përdoruesit e Google Maps e shkruajnë emrin “Kosovo”, në hartë paraqitet harta e shtetit tonë, e ndarë nga Serbia, njofton Telegrafi.com Tani, duhet të presim që në listën e shteteve të njohura ndërkombëtarisht të përfshihet edhe Kosova, posaçërisht online, ku ne deri para pak kohësh kemi “vuajtur” për njohje. Të nderuar lexues të Telegrafi.com, ju lutemi na tregoni se në sa vende tjera shteti ynë është përfshirë në listën e shteteve, që të mund të raportojmë për ato, si dhe të kontribuojmë që vendi ynë të njihet sa më shumë, dhe nga sa më shumë organizata ndërkombëtare të cilat kanë rëndësi të veçantë, sikurse gjiganti i teknologjisë, Google.

Kim Kardeshian tradheton perseri Kenye West (Video)

Bukuroshja Kim Kardashian, ka tradhëtuar partnerin e saj Kanye West me të cilin pret një fëmijë.Është fjala për një tradhti së paku fizike. Kim Kardiashin, me gjithë bukurinë e sportivitetin e saj është shfaqur në një reklamë me një mashkull muskuloz me të cilin kryen disa akte intime.

Sali Berisha kercen Gangnam Style (Video)

Se kënga “Gangnam Style” e PSY ka kaluar të gjithë kufijtë e dëgjueshmërisë, këtë tashmë e dimë, duke arritur të thyej rekord në Youtube me mbi 1 miliard shikime për vetëm 6 muaj pas publikimit. Ajo tashmë dëgjohet dhe këndohet në të gjitha anët e botës, e këtij fenomeni nuk i kemi shpëtuar as ne shqiptarët. Pas shumë parodive të krijuara me këtë këngë, tani na vjen edhe një me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Një produksion në Shqipëri, “Production Albania”, kanë krijuar një video-parodi të këngës së famshme, me disa fjalë e fjalime të Berishës. Në përshkrimin e dhënë nga ky produksion, thuhet se kënga është krijuar vetëm për argëtim, e jo për ndonjë qëllim politik. “Mos e politizoni sepse kjo video nuk ka asnjë qëllim për ofendime politike nga asnjë krah, është bërë sepse vërtet “Gangnam Style” është fenomen në mbarë botën dhe nuk mund të mos e prekte edhe tokën tonë”, thonë krijuesit e videos. Video-parodia nis me një fjalim të Berishës në gjuhën angleze, që siç e dimë të gjithë, e flet “shumë mirë”, siç e bën edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi! /Dukagjini.com

Kësaj i thonë te shpetosh “për një fije floku”(Video)

Qeni mëson qenin si të zbresë nga shkallët (Video)

KY ISHTE USHTARI I UCK-SE ME LOT NE SY, SHIKO JETEN E TIJ SOT (VIDEO)


Supergolat e supersfides Man Utd Liverpool(Video)

2 djem e gjuajn gomarin nga kodra me kembe (Video)

Shikoni çfarë i bënë Land Roveri Traktorit! (VIDEO)

Rita Ora koncert ne Prishtine, behet e ditur data

Koncerti i shumëpërfolur i këngëtares me famë botërore, Rita ORA, në Prishtinë duket se do të mbahet në ditën kur Kosova feston pavarësinë e saj. Në një intervistë për MTV News, 22-vjeçarja pati deklaruar se mund ta mbajë një koncert në vendlindje gjatë këtij viti, ndërsa sipas Klan Kosova, 17 shkurti do të jetë dita kur krijuesja e hitit “Hot Right Now” do të dalë në skenë përpara fansave kosovarë. Siç dihet, Rita bëri një performancë të jashtëzakonshme në Tiranë më 28 nëntor, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Goli me i bukur i shenuar nga portjeri ne histori te futbollit (Video)

Kamera e fshehur, trishtohet Zanfina Ismaili (VIDEO)

Kamera e fshehur, trishtohet Zanfina Ismaili. Këngëtarja kosovare Zanfina Ismaili, shkon te parukieri, atje e pret një kamerë e fshehur. Gjatë realizimit të Kamerës, Zanfina përjeton një trishtim. Këtu mund të shihni se si do të reagonte kjo këngëtare nëse do t'i binin flokët. Për më shumë video në vijim

Videoja që çudit, futbollisti bën magji!! (Video)

Futbollisti i Ajaxit, Ricardo Van Rijhn është një magjistar i vërtetë. Kështu së paku shihet në videon e mëposhtëme ku ai i ka ikur kamerës në një mënyrë të pashpjeguar. Van Rijhn gjersa ishte duke u inçizuar në stërvitjet e skuadrës i iku kamerës në mënyrë çuditëse. Shikojeni dhe vlerësojeni.

Rishfaqet publikisht AKSH-ja, qfar porosisin ata (Video)


Presidentes Jahjaga sërish ‘i lidhet nyje gjuha’! (video)

13-vjeçari me Mercedes nëpër Evropë

Një 13-vjeçar iku nga prindërit që e kishin adoptuar në Itali dhe u nis në rrugë për në vendlindjen e tij, Poloni, edhe atë me Mercedes. Gjatë udhëtimit dyditor, djaloshi arriti të tejkalojë portat e pagesave nëpër autostrada dhe dy ‘kufij’ ndërkombëtarë duke udhëtuar nëpër Italinë veriore, Austri dhe gjysmën e Gjermanisë. “Ai duket si 16-vjeçar. Ka arritur të marrë karburant dhe të kalojë dy kufij. Është e pabesueshme”, ka thënë Eleonora Spadati, një përfaqësuese e karabinierëve. Siç transmeton AFP, djaloshit i ka munguar vendlindja e tij dhe ka dashur ta shohë motrën biologjike. Megjithatë, policia gjermane e ka ndalur atë vetëm 200 kilometra larg kufirit me Poloninë. /Telegrafi/

Plaku ne interviste: A jetohet me 80 Euro Tpshurrta (Video)

Presidentes Jahjaga sërish ‘i lidhet nyje gjuha’! (video)

Ronaldo "fluturon" me Lamboghinin tij, sju ndalet as policis

Cristiano Ronaldo ka "fluturuar" në njërqn nga rrugët e Madridit. Ylli portugez ishte me veturën e tij të dashur, Lamboghinin duke tejkaluar me të të gjitha rregullat dhe normat e vozitjes. Ronaldo thuhet se ka qenë në një shpejtësi aq të madhe me veturën e tij sa që nuk ka mundur ti ndalet as policisë. Guardia Civil thuhet se i është vënë prapa Ronaldos i cili e ka pranuar se nuk ka mundur veturën për shkak të shpejtësisë. Ronaldo pritet të dënohet nga policia spanjolle pasi ka shkelur rregullat në komunikacion./Indeksonline/

PREJARDHJA E VITIT TË RI

Prejardhja e Vitit të Ri në Evropë Viti i Ri në Evropë, në gjithë hemisferën perëndimore edhe përtej Atlantikut, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetëve. Në vitin 274, Perandori romak pagan, Aurelian, e shpalli ditën e 25 dhjetorit: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të Pamposhtur). Kjo festë kremtohej në gjithë Perandorinë Romake pagane, e cila e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianëve të lashtë, i cili quhej Mithra. Mithra, prej të cilit lindi religjioni Mithraizmi, që ishte hyu pagan iranian i dritës, që besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festë pagane kremtohej një javë, prej 25 dhjetorit deri me 1 janar. Kurse 1 Janari kremtohej për nder të hyjnisë Janus, hyu i dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit ka prejardhjen emri i muajit të parë të vitit-Janari, që është dera, hyrja në Vitin e Ri! Pra, kjo festë e lashtë pagane, në Perandorinë Romake, zgjaste një javë. Një historian perëndimor, J.M. Wheeler, në librin e tij: "Paganism in the Christian Festivals", (Paganizmi në Festat Kristiane) ndër të tjera, shkruan: "Të gjithë festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tërësisht. Shtëpitë ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimë e pemë me blerim të përhershëm; midis miqve shkëmbeheshin dhurata e vizita. Ishte një periudhë gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo lloj argëtimi…" Përse gëzimi dhe argëtimi? Pse ndodhnin këto? Pse gëzoheshin, argëtoheshin…? Sepse popujt paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata besonin se Dielli-zoti i dritës ishte sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatej ata gëzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe se pranvera, vera, po afrohet! Ky besim i verbër pagan ishte i përhapur ndër popujt evropianë, por që ka prejardhje nga egjyptasit e lashtë paganë, të cilët e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturës, por që vjen nga besimi pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit të pamposhtur…! Kjo është arsyeja e paarsyeshme e pavetëdijshme, pse edhe sot e kësaj dite, në mijëvjeçarin e tretë, në shumë vende të botës, kjo festë kremtohet me madhështi, njerëzit argëtohen, gëzohen, tranohen…! Përse zbukurimi, dekorimi? Për nder të kësaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtëpitë, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim të përhershëm, nga njerëzit e përkohshëm dhe populli, siç dihet, siç shihet, jepet pas çdo lloj argëtimi-deri te shfrenimi…! Përse zbukurohen, dekorohen shtëpitë, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganë të Evropës, para krishterimit, besonin se pemët e gjelbra, siç janë bredhi, pisha, të cilat tërë vitin e ruajnë blerimin e tyre, ngjyrën e tyre, edhe në dimër, kanë diçka hyjnore. Popujt paganë evropianë besonin në qëndresën e tyre, i adhuronin ato si krijesa hyjnore, që nuk do t'i lënë pasdore..! Prandaj, porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqë ato i qëndrojnë dimrit të ftohtë e të gjatë, do t'i ndihmojnë edhe atyre të mjerëve të qëndrojnë…! A ka kuptim që popujt me besim monoteist, siç jemi edhe ne, shqiptarët, qofshin të krishterë apo muslimanë, të presim, të kremtojmë, të gëzohemi, të tranohemi për një festë pagane, siç është Viti i Ri? Këtë e gjykon Bibla, e gjykon Kur'ani, dy Librat Hyjnorë, më të lexuara, më të përhapura, më të nderuara, në rruzullin tokësor. Shën Pali, në letrën dërguar Efesianëve, ndër të tjera, shkruan: "…Përbehem në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët me mendje të errësuar, larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë mbas shfrenisë, në mënyrë, të shtyrë prej lakmisë, të bëjnë çdo poshtërsi." (Bibla, Efesianëve, 4:17-20) A keni menduar, si besimtarë, ndonjëherë rreth kësaj çështje? Nëse nuk keni menduar, atëherë shtrohet pyetja: Deri kur të pranojmë, pa menduar, çdo festë që të tjerët na kanë servuar - si një sofër e shtruar?! Sidoqoftë, para nesh është Viti i Ri, por jo për ta pritur, se ai vjen vet, jo për ta kremtuar, jo për ta uruar, jo për t'u gëzuar, jo për t'u shfrenuar, por për të medituar! Meditimi rreth Vitit të Ri do të na çon kah një kuptim më i thellë i jetës, i kohës. Koha, për të cilën betohet Krijuesi i Madhnueshëm në Kur'an, është gjëja më e çmueshme për krijesën-njeriun. Njeriu i sotëm, modern, bashkëkohor, perëndimor, materialist, është i aftë për të drejtuar, për të kontrolluar fuqitë e ndryshme natyrore, por qe de, është i pa aftë për të frenuar epshet e veta shtazore…! Nga mos frenimi i epsheve shtazore, duke qenë larg Zotit, duke mos përfillur udhëzimet e Tij, shumicën e njerëzve i ka tërhequr kotësia, marrëzia, shfrenia të shtyrë nga lakmia… Në etapa të ndryshme kohore, miliona njerëz për shkak të mosdijes, lakmisë, grykësisë, padrejtësisë janë shkatërruar, janë asgjësuar. Po të kthehemi në histori, do të pyesim me habi: Ku janë gjithë ato perandori?! Perandori shekullore, të fuqishme, që dukeshin aq madhështore, por u shkrinë si me qenë fluska bore! Sot, sikurse dje, njerëzit që nuk kanë besim në t'Madhin Zot-jetojnë kot! Ata e presin me pa durim Vitin e Ri, duke shpresuar, duke besuar se Viti i Ri ju sjellë begati! Me kohë, bota e kapitalit, e tregtisë, e biznisit, me reklama, me dredhi, joshje e mashtrime prej çdo lloj pisit, këtë e kanë kuptuar dhe përgatitjet për Vitin e Ri, që moti, ata i kanë filluar. I kanë filluar dhe do t'i përfundojnë përgatitjet të organizuara më bukur se çdo herë, sepse me fitime të mëdha, si asnjëherë, e shpërblejnë vetveten menjëherë…!

BABASTARS - VETËM A PO M'HAN RAKU (Video)

Trimi qe i kërkon Genta Ismailit fejesë para kamerës (VIDEO)

Kjo video mund t'i inkurajojë djemtë që ta provojën fatin për t'i kërkuar fejesë këngëtares Genta Ismaili, për disa arsye. Një se akoma është beqare, dy se shumë është e bukur dhe tre se edhe po mos tju jap përgjigje pozitive (për çka është më se e sigurtë), mund ta përqafosh nxehtë, sikur që bëri ky djali në video.

Big Mama shahet flliqt me.... (Video)

Ju ka humbur iPhone? Ja si duhet të veproni.

Pasi që jetojmë në kohën e aparateve moderne por edhe të shtrenjta, siç është Iphone, ekziston rreziku i përhershëm se mund të bëhemi pre i hajnave. Të gjithë duan të kenë, Iphone, tabletë, lap-top… të kompanisë Apple, andaj nëse e humbisni një te tillë, vështirë se do t’ua kthejnë. Kështu i ka ndodhur edhe Nadav Nirenbergut, megjithatë, rrëfimi i tij ka fund të lumtur. Nadav e kishte humbur iPhone-n e tij natën e ndërrimit të moteve, të cilin e kishte gjetur një person tjetër dhe kishte vendosur ta mbante atë. Megjithatë, Nadav kishte filluar të merrte e-mailat se ai person kishte filluar të komunikonte me femra në ueb-faqen OkCupid. Atij i erdhi një ide, të krijonte një profil të rrejshëm si femër – dhe kështu gjërat filluan të bëheshin interesante. Nadav kishte vendosur fotografinë e një femre, të cilën e kishte ‘pagëzuar’ me emrin Jennifer Gonzales, dhe filloi të komunikonte me personin i cili e kishte Iphone-n e tij. Dikur ai caktoi një takim në banesën e tij. Dhe, kur personi i panjohur erdhi në derën e tij, ai e priti me një çekiç në duar duke kërkuar që t’ia kthente Iphonen.Pas një fjalosjeje të shkurtër, Nadav e mori prapa Iphone-n, ndërsa në këmbim tëtij i dha 20 dollarë./Indeksonline/

Si e quan Tuna veten e saj

Këngëtarja kontroverse, Altuna Sejdiu, e kemi thënë shumë herë se ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes së mediave. Këtë e kemi bazuar në veprimet dhe komentet që ajo bën, si në paraqitje publike, ashtu edhe në rrjetet sociale. Kësaj radhe, ajo ka postuar një fotografi në Facebook, me një mbishkrim që si duket, tregon se Tuna është dashuruar në vetveten. “Muza e Shekullit”, është komenti që Tuna ka lënë nën fotografinë e postuar që mund ta shihni më poshtë.

Ja si duket “transformimi” i mashkullit në femër! (Video)

10 femrat më të bukura në botë!

Aktorja nga India, Aishwarya Rai, është zgjedhur e para në një sondazh të realizuar enkas për të zgjedhur femrën më të bukur nga fytyrat e ekranit anekënd botës. Këngëtarja Beyonce ka zënë vendin e 19-të në këtë listë, përpara saj gjendet aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez (18), pastaj modelja Alessandra Ambrosio (16), aktorja Jessica Alba (15), modelja Candice Sëanepoel (13) dhe aktorja Mila Kunis (11). Në dhjetë vendet e para gjendet e dashura e Cristiano Ronaldos, modelja ruse Irina Shayk (9), pastaj aktorja Megan Fox (8), modelja Miranda Kerr (7) dhe aktorja turke Tuba Buyukustun (6). E famshmja Angelina Jolie gjendet në vendin e katërt, ndërsa vendi i tretë i takon supermodeles Adriana Lima. Aktorja turke Nurgul Yesilçay është votuar e dyta, menjëherë prapa bukuroshes Aishëarya Rai. Femrat më të bukura në botë: 1.Aishwarya Rai 2.Nurgul Yesilçay 3.Adriana Lima 4.Angelina Jolie 5.Mahlagha Jaberi 6.Tuba Buyukustun 7.Miranda Kerr 8.Megan Fox 9.Irina Shayk 10.Doutzen Kroes Aktorja nga India, Aishwarya Rai, është zgjedhur e para në një sondazh të realizuar enkas për të zgjedhur femrën më të bukur nga fytyrat e ekranit anekënd botës. Këngëtarja Beyonce ka zënë vendin e 19-të në këtë listë, përpara saj gjendet aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez (18), pastaj modelja Alessandra Ambrosio (16), aktorja Jessica Alba (15), modelja Candice Sëanepoel (13) dhe aktorja Mila Kunis (11). Në dhjetë vendet e para gjendet e dashura e Cristiano Ronaldos, modelja ruse Irina Shayk (9), pastaj aktorja Megan Fox (8), modelja Miranda Kerr (7) dhe aktorja turke Tuba Buyukustun (6). E famshmja Angelina Jolie gjendet në vendin e katërt, ndërsa vendi i tretë i takon supermodeles Adriana Lima. Aktorja turke Nurgul Yesilçay është votuar e dyta, menjëherë prapa bukuroshes Aishëarya Rai. Femrat më të bukura në botë: 1.Aishwarya Rai 2.Nurgul Yesilçay 3.Adriana Lima 4.Angelina Jolie 5.Mahlagha Jaberi 6.Tuba Buyukustun 7.Miranda Kerr 8.Megan Fox 9.Irina Shayk 10.Doutzen Kroes

Si te vidhet nje makine per 10 sekonda (VIDEO)

PLAKU QE IMITON KAFSHET PARA KAMERAVE ME MIR SE KAFSHET!! (Video )

Rita Ora nis nje lidhje te re

Rita Ora, besohet se është duke u takuar me aktorin dhe muzicientin, Evan Ross i cili është djali i këngëtares së njohur, Diana Ross. Sipas disa burimeve, Rita dhe Evan janë parë duke u argëtuar në një ndejë të dielën në Manhattan, dhe sipas këtyre burimeve, të dy kanë kaluar një natë pasionante. 'Ata ish aq të afërt me njëri tjetrin. Shkëmbyen madje edhe një puthje pasionante', ka thënë një burim për gazetën, ‘New York Post’. Bëhet e ditur se, gjatë kohës sa Rita kishte qenë në lidhje me Rob Kardashian, ajo ishte takuar edhe me Evan, në një ndejë të organizuar nga lejbëlli i saj, ‘Roc Nation. Ndërkaq, pak ditë më parë, dolën fjalë se Rita, kishte fjetur edhe me shefin e saj, Jay Z e këto thashetheme e kanë zemëruar pa masë atë ku edhe ka reaguar ashpër duke thënë që, të mos merren me të e familjen e saj./Indeksonline/

Duke degjuar muzik lehtëson nje dhimbje.Cila është ajo?

Një numër i madh mjekësh kanë praktikuar dëgjimin e muzikës në klinikat e tyre për pacientët me dhimbje të mëdha, duke besuar se muzika mund të kishte efekte qetësuese tek pacientët e tyre. Në një studim të kryer në 153 pacientë suedezë, të cilët iu nënshtruan kurimit në shoqërinë e muzikës, u vu re se aktiviteti i trurit kishte ndryshime nga ata pacientë që nuk iu nënshtruan dëgjimit të melodive. Pacientët që dëgjuan muzikë eksperimentuan gjithnjë e më pak dhimbje se të tjerët. Një tjetër studim suedez, i publikuar në vitin 2009, vërtetoi se fëmijëve që ndoqën "terapinë muzikore" pas ndërhyrjeve kirurgjikale iu nevojit më pak morfinë se të tjerëve. Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Duke parë me kujdes historinë, shtysa mistike i ka dhënë një impuls të mrekullueshëm kompozimit muzikor. Për shembull, muzika e Johan Sebastian Bahut është pazgjidhshmërisht e lidhur me tensionin e shpirtit njerëzor drejt transcendencës. Kalimi i muzikës nga shpirti te mendja është i shkurtër dhe na përfshin në një raport që ka lindur shumë më vonë mes muzikës e psikiatrisë dhe muzikës e mjekësisë. Pra, përgatisni muzikën që u pëlqen dhe le të jetë e gatshme kur t’ju sulmojë ndonjë dhimbje. /Telegrafi/

Qka fitojm nese pim nje got ujë

Uji është burim i jetës, ndërsa përbën më shumë se gjysmën e trupit tonë. Megjithatë, dobitë nga uji janë shumë më të mëdha se sa ne mendojmë. Uji është katalizator i organizmit tonë ndërsa, disa gota ujë në ditë, mund të bëjnë vërtetë mrekulli. Të mësojmë pse duhet pirë një gotë ujë… 1. Më shumë energji Një nga shkaktarët kryesor të lodhjes së njeriut është pikërisht dehidrimi. Me konsumimin e ujit, ju do ta ktheni energjinë e humbur dhe do ta përmirësoni mbamendjen. 2. Lëkura e shndritshme Mu sikurse trupi, edhe lëkura juaj ka nevojë për hidrate – por jo në formë të kremrave, por në formë të një gote të ujit. Uji e bën tenin tuaj të shndritshëm, lëkurën të lëmuar, ndërsa parandalon rrudhat dhe mënjanon toksinat nga trupi juaj. 3. Dobësimi Hidratimi optimal ndihmon të gjitha organet e trupin tuaj që të funksionojnë normalisht. Kjo do të thotë se, uji përshpejton metabolizmin – e me këtë e ndihmon organizmin për ti tretur yndyrat. Po ashtu uji ka 0 kalori, ndërsa një gotë ujë para ushqimit do të zvogëlojë dukshëm ndjenjën e urisë. 4. Nuk mundemi pa të Uji është i nevojshëm për trupin tonë në mënyra të ndryshme. Falë ujit nëpër trupin tonë kalon ushqimi, oksigjeni, ndërsa po ashtu, ai rregullon edhe temperaturën e trupit, eliminon toksinat e dëmshme dhe kujdeset për nyejt dhe organet e trupit tonë. /Dukagjini.com

Edhe murgeshat “vjedhin" (Video)

Vjedhja në supermarket nuk është një veprim i ndershëm, por gjithsesi duket se është mjaft i zakonshëm. Më befasues është ndonjëherë protagonisti i një gjesti të tillë. Në këtë rast bëhet fjalë për një murgeshë, të cilën telekamerat e një supermarketi e kanë kapur duke shëtitur në repartin e pijeve, teksa në një moment shihet papritur të fshehë një pije nën veshjen e saj…

Facebook ridizajnon faqen, shiko se si do behet

Facebook edhe njëherë është duke i kryer disa modifikime, ndërsa momentalisht janë ende në fazën fillestare duke bërë ndryshime në “Timeline”. Facebook po shpreson se këto ndryshime do të ofrojnë një qasje më të lehtë për përdoruesit si dhe për të gjetur faqet e tyre të preferuara më lehtë, më shpejtë, por gjithashtu të promovojnë komunikimin në mes atyre personave me të cilët janë të lidhur.
Facebook kohëve të fundit ka qenë duke analizuar mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me njëri-tjetrin, dhe tani kompania po synon që t’i shtyjë miqtë jo vetëm të flasin më shumë, por t’ju mundësojë atyre ngarkim më të lehtë dhe pamje më të mirë të fotografive.


iPhone 5S, në qershor? Shikoni fotot

Kanë qarkulluar shumë spekulime gjatë javëve të fundit rreth datës së mundshme të lansimit të gjeneratës së re të iPhone-it. Apple duhet të jetë e kënaqur me faktin që iPhone 5 ka dëshmuar të jetë një pajisje ekstremisht e kërkuar gjatë sezonit festiv, ku analistë të ndryshëm parashohin se parashikimet e kompanisë sa u përket shitjeve, do të tejkalohen. Ndërkaq, spekulimeve për iPhone-in e ri, do t’ia shtojmë edhe një, që thotë se Apple është duke planifikuar që ta lansojë në treg pajisjen e re iPhone në qershor të këtij viti, me versione të lira dhe të shtrenjta. Raportet e kaluara kanë treguar se Apple po e konsideron mundësinë e ofrimit të modelit të ri të iPhone në shumë ngjyra, sikurse ka bërë me gjeneratën e pestë të iPod Touch. Lansimi i iPhone 5S në muajin qershor përkon me distancën kohore tradicionale të lansimit të produkteve, e cila do të përkonte gjithashtu edhe me konferencën “Worldwide Developers” (WWDC), konferencë kjo të cilën Apple e organizon çdo vit në San Francisko. Ideja për iPhone-at e lirë është se kompania Apple dëshiron të orientohet në tregut buxhetor të cilët preferojnë të blejnë telefona me kontratë. Ekspertët besojnë se pajisja me specifika më të ulëta mund të jetë e suksesshme në Kinë, Amerikën latine si dhe në Evropën lindore. Ekrani i tyre mendohet të jetë 3.5-inç, në krahasim me atë 5-inç të iPhone 5 që tashmë e kemi në treg. Se sa do të jenë këto spekulime të vërteta, na mbetet të shohim ditëve, apo edhe muajve, në vijim, pasi që kjo është kthyer tashmë në traditë për produktet e Apple. /Dukagjini.com

E çuditshme, ne Kine shfaqet Merimanga me fytyrë njeriu? (Video)

Një merimangë e çuditshme është parë dhe xhiruar në Hong Kong, e cila duket të ketë fytyrë njeriu. Nuk dihet data e sigurt se kur është bërë xhirimi, mirëpo ka tërhequr vëmendjen e mediave kryesore në Hong Kong. Fytyra e merimangës duke e ngjashme me atë të njeriut dhe nëse kjo video nuk është një montazh, atëherë do të ishte interesante për t’u studiuar... /Telegrafi/

Turku i verbër mjeshtër i makinave(Foto)

Një banor i fshatit turk Bogrupek, në afërsi të kufirit me iranin, i quajtur Abdi Deniz, njihet si një nga mjeshtrit me të shkathët dhe më të popullarizuar të veturave, traktorëve dhe makinave të tjera bujqësore, por edhe i aparateve shtëpiake dhe telefonave. Deniz thotë se ai është dëshmi e gjallë sesi vullneti mund t’i kapërcejë të gjitha pengesat. Deniz ishte verbuar si trevjeçar, pasi e kishte marrë vaksinën – mirëpo, përkundër kësaj, që nga mosha 15 vjeçare ai merret me riparimin e pajisjeve elektrike në fshatin e tij Bogrupek, 65 km larg kufirit të Iranit. Edhe pse nuk sheh, Deniz për tetë vjet me radhë është kujdesur për familjen e tij, duke e udhëhequr një dyqan ushqimor. Një ditë ai e kishte riparuar veturën e tij, për të vazhdar më pastaj më riparimin e pajisjeve të tjera elektronike, si telefonat, radiatorët, traktorët, kombajnat etj. Në një intervistë për agjencinë Anadolu, Deniz ka bërë të ditur se me riparimin e veturave dhe makinave të tjera merret që nga mosha 15-vjeçare, dhe se nami i tij është përhapur gjithandej fshatrave përreth. “Kur isha 3-vjeç në fshatin tim i sollën vaksinat. Unë pas vaksinimit u verbova dhe pata shumë telashe. Fillova të merresha me riparime të makinave dhe tash kënaqem me këtë punë”, ka thënë Deniz. Ai po ashtu ka thënë se ndoshta nuk do të ishte mjeshtër kaq i mirë, sikur të mund të shihte me sytë e tij. “Mirëpo po të shihja, me aftësitë që kam, ndoshta do ta ndërtoja një aeroplan”, ka shtuar ai. Kryetari i fshatit, Cengiz Uluc, ka thënë se Deniz gjatë verës riparon edhe autobusët e vegjël që gjatë kësaj stine kalojnë nëpër këto anë. Deniz i ka mësuar edhe tre djem të tij me zejen e mjeshtrit të makinave. Ai lëviz pa ndihmën e bastunit, me precizitet të paparë numëron paratë – duke shfrytëzuar shqisën e të prekurit, ndërsa në relacione të shkurt vozit traktorin dhe makinat të tjera bujqësore. /Dukagjini.com

Kengetarja Gjira “e fëlliqë” Twitterin (Foto)




Shikoni si reagoi Ronaldo kur Messit i dhurohet Topi i Artë


Deklaratat e Ronaldos, Messit dhe Iniestas!

Ronaldo : "Nuk ka asnjë rivalitet mes meje dhe Leo Messit" Messi : "Pajtohem me atë. Une bëj çmos për të ndihmuar vetëm ekipin tim dhe Argjentinën", deklaroi Messi.
"Duke qene ketu me Ronaldon dhe Messin,eshte vertete bukur.Kam kaluar momente unike kete sezon", deklaroi Iniesta.

Çka i tha në vesh Mourinho Casillasit, e zbulojn mediat spanjolle(Video)

Jose Mourinho e ka porositur Iker Casillasin diçka te veshi i tij para se portieri i Realit të futej në lojë pas përjashtimit të portierit Adan. Mediat e kanë zbuluar se çka e porositi Mourinho Casillasn në vesh."Luaj me shpirt siç ty të ka hije. Mos gabo të i'a marrësh shiritin e kapitenit Ronaldos" i ka thënë Mourinho Iker Casillasit. Kjo porosi edhe u transmetua nga portieri spanjoll pasi që ai nuk i'a mori shiritin e kapitenit Ronaldos./Indeksonline.net

Reklama e Iphone 6 (VIDEO)

Fotografi e rrallë: Hashim Thaçi me kallashnikov në dorë

Në një fotografi të siguruar nga ORAinfo, kryeministri Hashim Thaçi shihet i uniformuar dhe me kallashnikov në dorë në fshatin Vuçak të Drenasit. Në këtë fotografia që besohet së është shkrepur dikur në verën e vonshme të vitit 1998, bashkë me kryeministrin Thaçi është edhe Ferat Shala, ish drejtor i kombinatit metalurgjik “Trepça”. (

Rita Ora ben fetyren si majmun!(Video)

Rita Ora, në secilën paraqitje të sajën, na lë diçka të ëmbël në kujtesë. Ndonjëherë me veshjen e saj, ndonjëherë edhe me zhveshjen e saj, por më së shumti me modestinë e saj. Në një intervistë dhënë kompanisë “Adidas”, Rita sërish nuk e lë anash Kosovën, duke treguar se prejardhja e saj është nga një vend i vogël, por i mirë! “Dua të mbahem mend si ajo vajza që s’mund të ndalej së qeshuri dhe që s’mund të ndalej së bëri muzikë të mrekullueshme”, ishin fjalët me të cilat Rita e nisi intervistën. Gjatë bisedës, Rita tregon shkathtësitë e saja të mimikës, duke u kthyer në majmun! “Origjinaliteti do të thotë, siguri, liri dhe të bësh çfarë të duash”, ka thënë Rita pasi bëri fytyrën e majmunit. /Dukagjini.com

Për shkak të postimit në Facebook, përfundon në burg

Një tinejxher amerikan nga Oregoni ia ka treguar vetes rrugën për në burg, pasi e kishte bërë gafën më të marrë në Facebook . Jacob Cox-Brown ka shkruar në profilin e tij në Facebook se duke vozitur në gjendje të dehur kishte goditur një makinë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. “Vozis i dehur… klasikë E kujtdo qoftë vetura që e godita, me vjen keq ”, ka shkruar Jacob në statusin e tij në Facebook dhe policët nuk e patën të vështirë të gjenin fajtorin. Statusin e Jacobit në polici e kishin lajmëruar dy shokët e tij, ndërsa zyrtarët policorë menjëherë dyshuan se ky rast mund të ketë lidhje me ankesën e një personi, i cili në mëngjes kishte lajmëruar në polici se dikush e kishte goditur veturën e tij në parking. Jacob është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza për vozitje në gjendje të dehur si dhe dëmtim të pronës private. Ai do të paraqitet në gjyq më 23 janar. /Dukagjini.com