Blog Archive

Rrihen kombëtarja e Kanadasë dhe Meksikës (video)


Lojtarët e kombëtareve të bejsbollit të Kanadasë dhe ato të Meksikës, janë rrahur para vet përfundimit të takimit të tyre në kuadër të Kampionatit botëror të bejsbollit e cila u zhvillua në Feniks. Zënka mes lojtarëve meksikan dhe atyre kanadez, shpërtheu gjatë rezultatin 9:3 në të mirë të Kanadasë, kur njëri nga hedhësit meksikan me qëllim goditi kundërshtarin e tij. Pas kësaj u shkaktua një kaos i vërtetë, ku pati edhe këmbim të grushteve, por edhe nga tribunat ku ishin fansat e Meksikës, në terren fluturuan gjësende të ndryshme, ndërsa një nga lojtarët kanadez u godit në fytyrë, transmeton AlsatM. Dënimet për këtë incident, jo të zakontë priten të jepen shumë shpejtë, ndërsa në fund Kanadaja shënoi fitore me 10:3. Ky është edicioni i tretë i këtyre garave botërore të bejsbollit./ORAinfo/