Blog Archive

Shën Valentini po ju gjen vetëm? Blini këtu një të dashur..

Ju tremb që ta kaloni Shën Valentinin vetëm? Doni që të tjerët të besojnë se jeni në një lidhje? Mos u shqetësoni, një kompani braziliane ofron plot katër profile me pagesë. Variojnë nga ai më ekonomiku në atë më të kompletuarin, që zgjat një muaj dhe që do të shfaqet në mur të rrjetit social 'lidhja e re'. Nuk keni të dashur që t'ia tregoni dhe miqve në Facebook? Për këtë mendon 'Namoro', duke paguar një shifër nga 10 në 100 dollarë, kompania braziliane do të krijojë një profil të një të dashur të rreme. Normalisht me skadencë, fillohet me tre ditë me tre komente qe do ju vijnë në mur, ndërsa në krye të ofertës me 30 ditë prezencë në rrjetin social, me komente të shumta dhe me mundësine që të ndryshoni statusin e lidhjes. Nëse nuk doni të shpenzoni shumë, me 40 dollarë kompania ju jep mundësinë të zgjidhni një të 'dashur' me ekonomikë për një javë, me 10 komente dhe status të modifikuar./Indeksonline/