Blog Archive

Barack e Michelle Obama kërcejnë Gangnam Style (Video)

Jam një fans i PSY dhe këngës Gangam Style”. Kaq mjaftoi që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama të vihej në qendër të medieve dhe të niste puna për realizimin e një videoklipi. Ky videoklip është përgatitur dhe hedhur në YouTube dhe tregon çiftin presidencial duke kërcyer në ritmet e Gangam Style. Sigurisht nuk bëhet fjalë për çiftin e vërtetë, por për sozitë e tyre. Klipi parodi, ka rrëmbyer shumë klikime në internet, por disa njerëz besuan se kishin të bënin me çiftin e vërtetë presidencial. Vetë Obama në intervistën e tij dhënë revistës “People” kishte zbuluar se e gjithë familja ishte e “marrosur” pas Gangam Style dhe PSY.