Blog Archive

Rita Ora ben fetyren si majmun!(Video)

Rita Ora, në secilën paraqitje të sajën, na lë diçka të ëmbël në kujtesë. Ndonjëherë me veshjen e saj, ndonjëherë edhe me zhveshjen e saj, por më së shumti me modestinë e saj. Në një intervistë dhënë kompanisë “Adidas”, Rita sërish nuk e lë anash Kosovën, duke treguar se prejardhja e saj është nga një vend i vogël, por i mirë! “Dua të mbahem mend si ajo vajza që s’mund të ndalej së qeshuri dhe që s’mund të ndalej së bëri muzikë të mrekullueshme”, ishin fjalët me të cilat Rita e nisi intervistën. Gjatë bisedës, Rita tregon shkathtësitë e saja të mimikës, duke u kthyer në majmun! “Origjinaliteti do të thotë, siguri, liri dhe të bësh çfarë të duash”, ka thënë Rita pasi bëri fytyrën e majmunit. /Dukagjini.com