Blog Archive

Durres, Vjedh paratë e babait për t’i blerë veturë të dashurit

Në qytetin e Durrësit një vajzë 18-vjeçare ka vjedhur para nga babai i saj për të siguruar një jetesë më të mirë për veten dhe të dashurin. Policia ka vënë në pranga 18-vjeçaren Fatma Buziu, e cila për një periudhë 6-mujore ka arritur të vjedhë nga kasaforta e të atit 88 mije franga zvicerane, si dhe 40 milionë lekë të vjetra, para që i përkisnin hallës së vajzës, e cila, sipas policisë, ia kishte dërguar vëllait nga Zvicra që ky t’ia ruante. Sipas policisë, vajza bashkëjetonte prej disa muajsh me një djalë. Paratë ajo i kishte marrë nga kasaforta në ditë të ndryshme, kur shkonte për të ndihmuar prindërit me punët e shtëpisë, transmeton BW. Policia bëri të ditur se bashkëjetuesi i 18-vjeçares kishte arritur të blinte një veturë luksoze, ndërsa çifti bënte një jetesë që nuk i justifikonte të ardhurat që ata kishin. Gjatë arrestimit, policia ka gjetur në çantën e 18-vjeçares një shumë prej 6 milionë lekësh të vjetra. /Telegrafi/