Blog Archive

Sali Berisha kercen Gangnam Style (Video)

Se kënga “Gangnam Style” e PSY ka kaluar të gjithë kufijtë e dëgjueshmërisë, këtë tashmë e dimë, duke arritur të thyej rekord në Youtube me mbi 1 miliard shikime për vetëm 6 muaj pas publikimit. Ajo tashmë dëgjohet dhe këndohet në të gjitha anët e botës, e këtij fenomeni nuk i kemi shpëtuar as ne shqiptarët. Pas shumë parodive të krijuara me këtë këngë, tani na vjen edhe një me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Një produksion në Shqipëri, “Production Albania”, kanë krijuar një video-parodi të këngës së famshme, me disa fjalë e fjalime të Berishës. Në përshkrimin e dhënë nga ky produksion, thuhet se kënga është krijuar vetëm për argëtim, e jo për ndonjë qëllim politik. “Mos e politizoni sepse kjo video nuk ka asnjë qëllim për ofendime politike nga asnjë krah, është bërë sepse vërtet “Gangnam Style” është fenomen në mbarë botën dhe nuk mund të mos e prekte edhe tokën tonë”, thonë krijuesit e videos. Video-parodia nis me një fjalim të Berishës në gjuhën angleze, që siç e dimë të gjithë, e flet “shumë mirë”, siç e bën edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi! /Dukagjini.com