Blog Archive

Familja Behrami nga Mitrovica gjen zhiletë në bukë (video)

Se çfarë ushqimi konsumojnë kosovarët më së miri tregon rasti i familjes Behrami nga Mitrovica, e cila kishte gjetur një zhiletë brenda bukës që e kishin blerë për ta ngrënë. Familja Behrami nga Mitrovica ishte tmerruar derisa ishin ulur për të darkuar dhe kur kanë ndarë bukën brenda saj kanë gjetur një zhiletë. Për këtë rast është informuar inspektorati dhe policia, transmeton KTV. Nuk bëhet e ditur se në cilin dyqan apo furrë është blerë buka, por Fatmir Kelmendi nga Drejtoria e Inspektoratit në Mitrovicë thotë se janë duke u marrë me këtë rast.