Blog Archive

Rrotullohet një autobus me 65 nxënës, 24 te lenduar

24 nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” të Prishtinës, kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Shtërpcë-Prevallë. Autobusi që po barte nxënës ka rrëshqitur nga rruga në një kthesë dhe me këtë rast 24 nxënës kanë marrë lëndime të lehta trupore. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe toger Xhavit Xhokli, përgjegjës për trafikun rrugor, sipas të cilit aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 të ditës së sotme. Ai tha se të gjithë nxënësit e lënduar janë transportuar me tri autoambulanca në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit të Shtërpcë dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e aksidentit kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore të cilat po merren me rastin./V.Krasniqi./Indeksonline/