Blog Archive

Facebook ridizajnon faqen, shiko se si do behet

Facebook edhe njëherë është duke i kryer disa modifikime, ndërsa momentalisht janë ende në fazën fillestare duke bërë ndryshime në “Timeline”. Facebook po shpreson se këto ndryshime do të ofrojnë një qasje më të lehtë për përdoruesit si dhe për të gjetur faqet e tyre të preferuara më lehtë, më shpejtë, por gjithashtu të promovojnë komunikimin në mes atyre personave me të cilët janë të lidhur.
Facebook kohëve të fundit ka qenë duke analizuar mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me njëri-tjetrin, dhe tani kompania po synon që t’i shtyjë miqtë jo vetëm të flasin më shumë, por t’ju mundësojë atyre ngarkim më të lehtë dhe pamje më të mirë të fotografive.