Blog Archive

Rita Ora koncert ne Prishtine, behet e ditur data

Koncerti i shumëpërfolur i këngëtares me famë botërore, Rita ORA, në Prishtinë duket se do të mbahet në ditën kur Kosova feston pavarësinë e saj. Në një intervistë për MTV News, 22-vjeçarja pati deklaruar se mund ta mbajë një koncert në vendlindje gjatë këtij viti, ndërsa sipas Klan Kosova, 17 shkurti do të jetë dita kur krijuesja e hitit “Hot Right Now” do të dalë në skenë përpara fansave kosovarë. Siç dihet, Rita bëri një performancë të jashtëzakonshme në Tiranë më 28 nëntor, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.