Blog Archive

Sa milionë barut u dogjen per vitin e ri

Mbi 2.2 milionë euro kosovarët i kanë gëlltitur në ‘barut’ gjatë dy viteve të shkuara. Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, ka njoftuar për ORAinfo.com se deri më 17 dhjetor janë importuar fishekzjarre në Kosovë në vlerë prej 821 mijë euro gjatë këtij viti, përderisa gjatë vitit të kaluar ishin importuar 1 milion e 457 mijë euro, që në total i bie 2 milionë e 280 mijë euro. Ai ka njoftuar gjatë këtij viti janë importuar 542984.8 kilogramë fishekzjarre; raketa ndriçuese për sinjale, raketa për kohë shiu, sinjalet për mjegull dhe artikuj të tjerë piroteknik, përderisa vitin e kaluar ishin importuar 603527 kilogramë Ndryshe, në prag të festave të fundivitit, ishte shtuar shitja e mjeteve piroteknike, në vend, edhe pse me ligj është e ndaluar për personat nën moshën 18-vjeçare.