Blog Archive

Rita Ora shfaq gjak shqiptari në Twitter

Rita Ora u akuzua në Twitter nga ylli televiziv i “Geordie Shore", Holly Hagan, e cila akuzoi pa fakte këngëtaren se kinse ajo është duke fjetur me Jay-Z që disa vite me radhë. Edhe pse shumë rrallë shqiptarja bën prononcime në media për këto lloj gjëra, për këtë akuzë ajo nuk mundi të heshtë. Me një ashpërsi të fortë, Rita ia ktheu përmes Twitterit përgjigjen Haganit, duke e thumbuar që tjetër herë kur të shkruajë për familjen e saj RocNation të mendojë dy herë, njofton telegrafi “Asnjëherë nuk do të lejoj askënd, përfshirë edhe një flokëkuqe që kërkon vetëm vëmendje, të flasë ashtu për familjen time, ti Holly apo sido që e ke emrin. Gjithsesi, unë flas vetëm kur duhet dhe kjo ishte vërtet qesharake, kjo është arsyeja pse kam folur, tani kam nevojë për t’u kthyer tek filmi im “Bots”, Ju dua”, ka shkruar Rita në Twitter-in e saj personal, për t’i fshirë të gjitha postimet E kjo përgjigje ka lënë pa fjalë Hellin, e cila më vonë ka postuar kinse ajo nuk e ka shpikur lajmin, vetëm e ka përcjellur atë, dhe tha: “pasi që unë jam shumë e ulët, pse po ju intereson se çfarë po flas”. Rita Ora së fundmi kishte pasur telashe edhe me ish të dashurin Rob Kardashian, i cili pohoi se ylli jonë ka fjetur me 20 meshkuj, akuza këto që kanë nxitur të gjithë fansat anë e mbanë botës që të fyejnë vëllain e Kim Kardashian.