Blog Archive

Dafina: 100% single

Dafina Zeqiri është ndër personazhet që më së shumti është pjesë e thashethemeve dhe lajmeve, që herë janë të vërteta e herë jo. Këngëtarja ka bërë të ditur se nuk ka kohë për të lexuar thashetheme, sepse është shumë e zënë me punët e saj, por që zakonisht i tregojnë të afërmit dhe shoqëria për ato që thuhen rreth saj. "Për shembull, Pëllumbin e kam djalin e dajës, është pjesë e ekipit tim, dhe më treguan që një gazetë kishte shkruar që jam në një lidhje me të. Këto janë thashetheme shumë absurde për mua. Nuk i marr shumë seriozisht këto shkrime, sepse e di që për ta kjo është bukë, është puna e tyre, plus që thashethemet janë pjesë e karrierës, pjesë e kësaj bote. Vetëm ndonjëherë mund të ndodhë që e teprojnë, po nuk i jap rëndësi'', ka thënë Zeqiri për mediat shqiptare. Këngëtarja së fundmi është perfolur edhe për një tjetër lidhje të mundshme.Albin Gashi është përmendur si i dashuri i saj, gjë që Dafina e ka mohuar: "Përsëri s’ka lidhje dashurie në këtë mes. E kam mik shumë të mirë, por asgjë më shumë." Duke folur tutje për jetën e saj private, Dafina ka konfirmuar se nuk është në një lidhje dashurie, duke thënë: "Jo, jam singëll. 100%." /Indeksonline/