Blog Archive

Turku i verbër mjeshtër i makinave(Foto)

Një banor i fshatit turk Bogrupek, në afërsi të kufirit me iranin, i quajtur Abdi Deniz, njihet si një nga mjeshtrit me të shkathët dhe më të popullarizuar të veturave, traktorëve dhe makinave të tjera bujqësore, por edhe i aparateve shtëpiake dhe telefonave. Deniz thotë se ai është dëshmi e gjallë sesi vullneti mund t’i kapërcejë të gjitha pengesat. Deniz ishte verbuar si trevjeçar, pasi e kishte marrë vaksinën – mirëpo, përkundër kësaj, që nga mosha 15 vjeçare ai merret me riparimin e pajisjeve elektrike në fshatin e tij Bogrupek, 65 km larg kufirit të Iranit. Edhe pse nuk sheh, Deniz për tetë vjet me radhë është kujdesur për familjen e tij, duke e udhëhequr një dyqan ushqimor. Një ditë ai e kishte riparuar veturën e tij, për të vazhdar më pastaj më riparimin e pajisjeve të tjera elektronike, si telefonat, radiatorët, traktorët, kombajnat etj. Në një intervistë për agjencinë Anadolu, Deniz ka bërë të ditur se me riparimin e veturave dhe makinave të tjera merret që nga mosha 15-vjeçare, dhe se nami i tij është përhapur gjithandej fshatrave përreth. “Kur isha 3-vjeç në fshatin tim i sollën vaksinat. Unë pas vaksinimit u verbova dhe pata shumë telashe. Fillova të merresha me riparime të makinave dhe tash kënaqem me këtë punë”, ka thënë Deniz. Ai po ashtu ka thënë se ndoshta nuk do të ishte mjeshtër kaq i mirë, sikur të mund të shihte me sytë e tij. “Mirëpo po të shihja, me aftësitë që kam, ndoshta do ta ndërtoja një aeroplan”, ka shtuar ai. Kryetari i fshatit, Cengiz Uluc, ka thënë se Deniz gjatë verës riparon edhe autobusët e vegjël që gjatë kësaj stine kalojnë nëpër këto anë. Deniz i ka mësuar edhe tre djem të tij me zejen e mjeshtrit të makinave. Ai lëviz pa ndihmën e bastunit, me precizitet të paparë numëron paratë – duke shfrytëzuar shqisën e të prekurit, ndërsa në relacione të shkurt vozit traktorin dhe makinat të tjera bujqësore. /Dukagjini.com