Blog Archive

Ju ka humbur iPhone? Ja si duhet të veproni.

Pasi që jetojmë në kohën e aparateve moderne por edhe të shtrenjta, siç është Iphone, ekziston rreziku i përhershëm se mund të bëhemi pre i hajnave. Të gjithë duan të kenë, Iphone, tabletë, lap-top… të kompanisë Apple, andaj nëse e humbisni një te tillë, vështirë se do t’ua kthejnë. Kështu i ka ndodhur edhe Nadav Nirenbergut, megjithatë, rrëfimi i tij ka fund të lumtur. Nadav e kishte humbur iPhone-n e tij natën e ndërrimit të moteve, të cilin e kishte gjetur një person tjetër dhe kishte vendosur ta mbante atë. Megjithatë, Nadav kishte filluar të merrte e-mailat se ai person kishte filluar të komunikonte me femra në ueb-faqen OkCupid. Atij i erdhi një ide, të krijonte një profil të rrejshëm si femër – dhe kështu gjërat filluan të bëheshin interesante. Nadav kishte vendosur fotografinë e një femre, të cilën e kishte ‘pagëzuar’ me emrin Jennifer Gonzales, dhe filloi të komunikonte me personin i cili e kishte Iphone-n e tij. Dikur ai caktoi një takim në banesën e tij. Dhe, kur personi i panjohur erdhi në derën e tij, ai e priti me një çekiç në duar duke kërkuar që t’ia kthente Iphonen.Pas një fjalosjeje të shkurtër, Nadav e mori prapa Iphone-n, ndërsa në këmbim tëtij i dha 20 dollarë./Indeksonline/