Blog Archive

Qka fitojm nese pim nje got ujë

Uji është burim i jetës, ndërsa përbën më shumë se gjysmën e trupit tonë. Megjithatë, dobitë nga uji janë shumë më të mëdha se sa ne mendojmë. Uji është katalizator i organizmit tonë ndërsa, disa gota ujë në ditë, mund të bëjnë vërtetë mrekulli. Të mësojmë pse duhet pirë një gotë ujë… 1. Më shumë energji Një nga shkaktarët kryesor të lodhjes së njeriut është pikërisht dehidrimi. Me konsumimin e ujit, ju do ta ktheni energjinë e humbur dhe do ta përmirësoni mbamendjen. 2. Lëkura e shndritshme Mu sikurse trupi, edhe lëkura juaj ka nevojë për hidrate – por jo në formë të kremrave, por në formë të një gote të ujit. Uji e bën tenin tuaj të shndritshëm, lëkurën të lëmuar, ndërsa parandalon rrudhat dhe mënjanon toksinat nga trupi juaj. 3. Dobësimi Hidratimi optimal ndihmon të gjitha organet e trupin tuaj që të funksionojnë normalisht. Kjo do të thotë se, uji përshpejton metabolizmin – e me këtë e ndihmon organizmin për ti tretur yndyrat. Po ashtu uji ka 0 kalori, ndërsa një gotë ujë para ushqimit do të zvogëlojë dukshëm ndjenjën e urisë. 4. Nuk mundemi pa të Uji është i nevojshëm për trupin tonë në mënyra të ndryshme. Falë ujit nëpër trupin tonë kalon ushqimi, oksigjeni, ndërsa po ashtu, ai rregullon edhe temperaturën e trupit, eliminon toksinat e dëmshme dhe kujdeset për nyejt dhe organet e trupit tonë. /Dukagjini.com