Blog Archive

Shkëmbi i hy në shtëpi, i shpëton për mrekulli vdekjes (Foto)


Një grua 63-vjeçare ka arritur t'i shpëtojë për mrekulli vdekjes, pasi një copë e madhe shkëmbi në orët e para të mëngjesit ra mbi shtëpinë e saj në St. George, Utah. Wanda Lee Denhalter, u përplas për muri e si pasojë pësoi thyerje të nofullës, kraharorit e këmbës, por pavarësisht plagëve, ia doli që të merrte në duar telefonin e të thërriste ambulancën. Ajo u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 4 orë.