Blog Archive

Shtëpia e mallkuar shitet vetëm 1 euro!

Në e-Bay-n francez është vendosur shpallja për shitjen e një shtëpie në fshatin Arbresle të Francës, me çmim, vetëm 1 euro. Shtëpia, siç potencohet në shpallje, është e mallkuar. Sipas fotografive që janë vënë online, shtëpia nuk duhet fort në gjendje të mirë, mirëpo të kesh një kulm mbi kokë, një hapësirë jetese prej 110 metrash katrorë, dhe një copë toke prej 350 m2, dhe atë për vetëm për 1 euro, është vërtetë gjë interesante. Sipas përshkrimit të shpalljes, në këtë shtëpi, në vitin 1950, ka ndodhur një vrasje e rëndë dhe tashmë nëpër shtëpi lëvizin shumë lugatë. Ky fenomen paranormal përfshin trokitjet e shpeshta në dritare, tingujt dhe britmat e çuditshme, si dhe gjësendet që lëvizin nëpër shtëpi. Policia kurrë nuk kishte mundur të vërtetonte se në këtë shtëpi ka ndodhur ndonjë vrasje, sepse mungonin trupat e personave të vrarë, mirëpo, autori i shpalljes thotë se trupat janë gjetur më vonë, të varrosur në oborrin e shtëpisë. Në Francë tashmë ka filluar debati rreth autencitetit të kësaj shpalljeje – ndërsa autori i saj kërkon t’i lajmërohen vetëm ata që besojnë në tregimin e tij dhe ata që duan ta blejnë atë për vetëm 1 euro. /Dukagjini.com