Blog Archive

iPhone 5S, në qershor? Shikoni fotot

Kanë qarkulluar shumë spekulime gjatë javëve të fundit rreth datës së mundshme të lansimit të gjeneratës së re të iPhone-it. Apple duhet të jetë e kënaqur me faktin që iPhone 5 ka dëshmuar të jetë një pajisje ekstremisht e kërkuar gjatë sezonit festiv, ku analistë të ndryshëm parashohin se parashikimet e kompanisë sa u përket shitjeve, do të tejkalohen. Ndërkaq, spekulimeve për iPhone-in e ri, do t’ia shtojmë edhe një, që thotë se Apple është duke planifikuar që ta lansojë në treg pajisjen e re iPhone në qershor të këtij viti, me versione të lira dhe të shtrenjta. Raportet e kaluara kanë treguar se Apple po e konsideron mundësinë e ofrimit të modelit të ri të iPhone në shumë ngjyra, sikurse ka bërë me gjeneratën e pestë të iPod Touch. Lansimi i iPhone 5S në muajin qershor përkon me distancën kohore tradicionale të lansimit të produkteve, e cila do të përkonte gjithashtu edhe me konferencën “Worldwide Developers” (WWDC), konferencë kjo të cilën Apple e organizon çdo vit në San Francisko. Ideja për iPhone-at e lirë është se kompania Apple dëshiron të orientohet në tregut buxhetor të cilët preferojnë të blejnë telefona me kontratë. Ekspertët besojnë se pajisja me specifika më të ulëta mund të jetë e suksesshme në Kinë, Amerikën latine si dhe në Evropën lindore. Ekrani i tyre mendohet të jetë 3.5-inç, në krahasim me atë 5-inç të iPhone 5 që tashmë e kemi në treg. Se sa do të jenë këto spekulime të vërteta, na mbetet të shohim ditëve, apo edhe muajve, në vijim, pasi që kjo është kthyer tashmë në traditë për produktet e Apple. /Dukagjini.com