Blog Archive

“Kalofsh një jetë të lumtur mami”, fjalët e fundit të 12 vjeçarit pak para se të vetëvritej

Një djalë i moshës 12 vjeçare i dha fund jetës vetëm pak orë pasi u përjashtua nga shkolla. Jordan Green, 12 vjeç u përjashtua nga shkolla për një ditë pasi sjellja e tij ishte përkeqësuar, duke u pezulluar më tej për 5 ditë deri në përjashtimin përfundimtar. “Kalofsh një jetë të lumtur mami, unë ndihem sikur po i jap fund jetës”, i tha djali, nënës Heidi, vetëm pak orë se të ndërmerrte vendimin fatal. Nëna tregon se e ka telefonuar vazhdimisht të birin, por se ai nuk i ishte përgjigjur asnjëherë në telefon. Heidi dhe Jordan “Mendova se nuk donte të fliste me mua dhe ndaj nuk më përgjigjej, mendova se ndoshta nuk ishte në shtëpi, apo se kishte dalë të luante me shokët”, shprehet Heidi Green, citon noa.al. Mjekët besojnë se fëmija kishte vdekur prej disa orësh nga momenti kur u gjet i pajetë në banesë, më 27 qershor. Jordan nisi të shkonte keq në shkollë pasi gjyshja e tij vdiq dhe prindërit u ndanë, deklaroi nëna në gjykatë dhe se ai shkonte i çrregullt në shkollë. Kur Jordan kuptoi se stafi i shkollës po tentonte të kontaktonte me prindërit e tij për të komunikuar masën ndëshkimore, 12 vjeçari nisi të bërtasë dhe të hedhë karrige dhe gjithë çfarë i doli përpara mbi ta. Në vijim fëmija u mbyll në një dhomë për tu qetësuar, ndërsa pas kësaj sjellje drejtori e pezulloi për 5 ditë. Kur zonja Green kontaktoi me shkollën, u tha se nuk mund të shkonte pasi ishte në punë, por kërkoi që ta lejonin që djali të kthehej vetë në shtëpi. Por kur drejtuesit e shkollës shkuan te 12 vjeçari për ti komunikuar masën, ai nisi ti qëllojë sërish, ku mori karrigen në duar dhe kërcënoi se do qëllonte. Në një analizë të mëvonshme për sjelljen e tij, bordi drejtues mori vendimin që Jordan të përjashtohej nga shkolla përgjithmonë dhe kjo masë iu komunikua, ndërsa ishin autoritetet lokale ato që do vendosnin për të ardhmen e tij. Nëna Heidi, tregon se si djali e mori në telefon duke i thënë se ndihej keq dhe se e uroi të kalonte një jetë të lumtur, por se pas kësaj nuk u përgjigj më, duke varur veten.