Blog Archive

Për shkak të postimit në Facebook, përfundon në burg

Një tinejxher amerikan nga Oregoni ia ka treguar vetes rrugën për në burg, pasi e kishte bërë gafën më të marrë në Facebook . Jacob Cox-Brown ka shkruar në profilin e tij në Facebook se duke vozitur në gjendje të dehur kishte goditur një makinë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. “Vozis i dehur… klasikë E kujtdo qoftë vetura që e godita, me vjen keq ”, ka shkruar Jacob në statusin e tij në Facebook dhe policët nuk e patën të vështirë të gjenin fajtorin. Statusin e Jacobit në polici e kishin lajmëruar dy shokët e tij, ndërsa zyrtarët policorë menjëherë dyshuan se ky rast mund të ketë lidhje me ankesën e një personi, i cili në mëngjes kishte lajmëruar në polici se dikush e kishte goditur veturën e tij në parking. Jacob është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza për vozitje në gjendje të dehur si dhe dëmtim të pronës private. Ai do të paraqitet në gjyq më 23 janar. /Dukagjini.com