Blog Archive

Sa na rrezikon jeten konsumimi i duhanit?

Femrat që "mesatarisht" konsumojnë cigaren, madje edhe ato femra që brenda ditës konsumojnë një cigare të vetme, sipas një studimi dy herë më shumë janë të rrezikuara nga vdekja e befasishme. Hulumtimi ishte kryer gjatë tri dekadave në të cilin hulumtim kishin marrë pjesë më shumë se 101.000 infermiere. Me këtë rast ishte vërtetuar se duhanxhinjtë që mesatarisht i konsumojnë cigaret janë më të rrezikuar nga vdekja e hershme si dhe më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, në krahasim e personat që rregullisht e konsumojnë cigaren. Po ashtu ishte vërtetuar se me ndërprerjen e duhanit, pas disa vjetësh ky rrezik sa vjen e pakësohet, ka pohuar revista amerikane "Heart Association". Pasi që ishin marrë parasysh të gjithë faktorët e rrezikshëm, si shtypja e lartë e gjakut, niveli i lartë i kolesterolit dhe sëmundjet trashëguese të zemrës, dr. Rupinder Sanohu dhe kolegët e saj kanë zbuluar se femrat që brenda ditës konsumojnë rreth 14 cigare, dy herë më shumë janë të rrezikuara nga vdekja e befasishme. /Telegrafi/