Blog Archive

Shokuese: 9 vjeçarja lind foshnje

Një vajzë nëntë vjeçare nga Meksika ka lindur një vajzë, kanë njoftuar sot autoritetet lokale dhe anëtarët e saj të familjes. “Vogëlushja ka pas pak më shumë se 8 vjet kur kishte mbetur shtatzënë. Babai i foshnjës është një 17 vjeçar, por nuk po mund ta gjejmë sepse ka ikur”, u ka thënë nëna e meksikanes Dafne autoriteteve lokale në shtetin Halisko të Meksikës. Më ketë rast po merren edhe organet e hetuesisë “Ne po e kërkojmë djaloshin për të dëgjuar edhe rrëfimin e tij, sepse vajza nuk po e kupton çfarë ka ndodhur. Aty bëhet fjalë ose për dhunim ose keqtrajtim seksual” ka thënë një zyrtar i Prokurorisë së shtetit Halisko, transmeton AFP. Meksikania e lindi foshnjën 2.7 kilogram më 27 janar. Të dy ato janë lëshuar nga spitali dhe po ndihen mirë. Por, mjekët po vazhdojnë ta përcjellin gjendjen e tyre për shkak të moshës së nënës.