Blog Archive

E qet ne shitje pasqyren e mallkuar

Një person nga Londra i quajtur Mrjoiee është duke u përpjekur që ta shesë me anë të eBay një pasqyrë të cilën e konsideron si “të mallkuar”. Pasqyra është nxjerrë në ankand me njoftimin: “Qëkur e kemi futur në banesë, pasqyra na ka sjellë vetëm fat të keq, mjerim, probleme financiare dhe sëmundje”. Ai thotë se së bashku me bashkëbanuesin e tij e kishin marrë pasqyrën nga pronari i ndërtesës ku jetojnë. Mrjoiee ka treguar se ai dhe bashkëbanuesi shpesh zgjohen gjatë natës duke bërtitur për shkak të dhimbjeve të pashpjegueshme. Ata, po ashtu, vazhdimisht kanë ndjenjën se diçka e keqe do të ndodhë. Pasqyra deri më tash nuk ka marrë asnjë ofertë. “Do të doja që pasqyrën ta blejë dikush që në të kaluarën është përballur me ndonjë lloj aktiviteti paranormal dhe e di se me çfarë ka të bëjë”, ka shkruar më tej Mrjoiee./telegrafi/