Blog Archive

Facebook paditet për butonin “Like”

Facebook është duke u përballur me një veprim ligjor lidhur me përdorimin e butonit të saj më të famshëm - “Like”, dhe karakteristikave të tjera të rrjetit social.

 Padia është ngritur nga një kompani e cila pohon se e mban patentën në emër të themeluesit të saj, programerit tashmë të ndjerë, holandezit të quajtur Jozef Joannes Everardus van Der Meer. Rembrandt Social Media tha se suksesi i Facebook-ut ishte i bazuar, pjesërisht, në përdorimin e dy prej patentave të z. Van der Meer, pa leje.

 Facebook tha se nuk ka asnjë koment për të bërë lidhur me padinë ose pohimeve për padi të bëra nga Rembrandt Social Media. 

 Padia është paraqitur në një gjykatë federale në Virxhinia, pohon BBC në raportin e saj për butonin e famshëm të Facebook dhe mospajtimeve ligjore që kjo e fundit ka me kompaninë e themeluesit holandez. / Telegrafi /