Blog Archive

Policia i bastis shtëpinë, për shkak të një fotoje në facebook(Foto)

Mbeti me gojë hapur Ian Driscoll kur papritur skuadra e forcave speciale të policisë bastisën dhunshëm shtëpinë e tij! Polica ishte raportuar se 43 vjeçari dispononte një mortajë në shtëpinë e tij. Raporti ishte bazuar në një fotografi që 43-vjeçari kishte publikuar në facebook dhe kështu policia e alarmuar menjëherë ndërmori një operacion rrufe për asgjësimin e armës dhe të “kriminelit”, transmeton alb-observer. Pikërisht kur policia bastisi shtëpinë e tij, mbeti me gisht në gojë, pasi mortja nuk ishte asgjë tjetër veçse një lodër. Pra një lodër e Action Man, të cilën Ian Driscoll e publikoi në facebook.