Blog Archive

Ja se si është dukur Rita e vogël(Foto)

Rita Ora ka treguar nostalgjinë për kohërat e vjetra duke publikuar një fotografi kur kishte qenë e vogël, përafërsisht rreth moshës gjashtë-shtatë vjeçare. Ndonëse shumë ndryshe nga Rita tani, disa tipare që mund ti vërejmë në këtë fotografi, na bëjnë të dallojmë Ritën dhe buzëqeshjen e saj të ëmbël. Në një intervistë dhënë së fundmi, Rita ka rrëfyer për kohën kur ajo dhe familja e saj janë transferuar në Angli si refugjatë. Ajo ka treguar se me çfarë probleme janë ballafaquar pasi kanë shkuar në Angli dhe se si i’u është dashur të flenë të gjithë së bashku në një dhomë, në kushte tejet të vështira. Pa dyshim që gjërat tashmë kanë ndryshuar plotësisht. Rita është në kulmin e suksesit të saj si njëra nga artistet e reja shumë të preferuara gjithandej nëpër botë. Por, përkundër popullaritetit të madh, ajo asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjes e saj Kosovën dhe shpeshherë ka rrëfyer se sa e lidhur është me vendin e saj./Indeksonline/