Blog Archive

Mrekullia në zyrat e Google-t në Londër

Studioja e vallëzimit, palestra, salloni për masazh, kopshti sekret në kulmin e ndërtesës, dhoma për rekreacion, janë vetëm disa nga kapacitet që ofron selia e kompanisë Google në Londër. Selia e kësaj kompanie amerikane në Britani, ndodhet në Covent Garden të Londrës, ndërsa është e stërmbushur me hapësira që ofrojnë komoditet dhe rekreacion. Në hyrje të objektit ndodhet një flamur gjigant i Britanisë së Madhe – derisa më të hyrë brenda ndeshemi me gjera të pazakonshme. Interierin e Googlet në Londër e ka realizuar kompania Penson, e cila i ka pasur duart e lira për të krijuar një hapësirë të thjeshtë pune por stimuluese njëkohësisht. Këtu nuk duhet harruar edhe kanapetë e rehatshme për pushim – ndërsa zyret janë të pasura me një spektër ngjyrash të hareshme.