Blog Archive

I jep vajzës 200 dollarë që ta mbyllë Facebookun për pesë muaj

Një prind amerikan ka nënshkruar një marrëveshje me vajzën e tij 14-vjeçare, sipas së cilës, ajo do ta mbyllë profilin në Facebook për pesë muaj, ndërsa si dëmshpërblim do të përfitojë 200 dollarë. Paul Baier, në bazë të marrëveshjes, e ka të drejtën që t’ia çaktivizojë vajzës së tij Rachel, profilin në rrjetin më të famshëm social, nga shkurti deri në qershor. Në momentin e çaktivizimit të profilit, babai do t’ia paguajë vajzës 50 dollarë, ndërsa pjesën e mbetur do t’ia japë në qershor. Ideja për këtë marrëveshje ka qenë e vajzës, ndërsa prindi është pajtuar me të. /Telegrafi/