Blog Archive

Semafori me i "Pshtjellet" ne bote(Foto)

Në një udhëkryq në qytetin kinez Chongqing, në një shtyllë ndodhen 14 semaforë, të cilët arrijnë t’i hutojnë të gjithë njerëzit, qofshin ata vozitës, këmbësorë, e sidomos turistë. Semafori është vendosur në maj të vitit të kaluar dhe, që nga ajo kohë, është shndërruar në një objekt hutimi në këtë udhëkryq, raporton Shanghaiist. Megjithëkëtë, zyrtarët e komunikacionit në këtë qytet ua tërheqin vërejtjen vozitësve se semafori është vendosur vetëm si dekor – sepse vendi dukej si “i shkretë” pa kurrfarë sinjalizimi. “Duken shumë bukur gjatë natës, mirëpo shoferët duhet t’i injorojnë”, ka thënë një zyrtar i qytetit. Pra, bëhet fjalë për një lloj instilacioni artistik – mirëpo që po shkakton huti të panevojshme në mesin e pjesëmarrësve në komunikacion. Në këtë qytet ndodhen edhe shumë imitime “të çmendura” të arkitekturës botërore, por edhe pishina më e madhe në botë. /Dukagjini.com