Blog Archive

Njihuni me vendin ku nuk ka as celularë, as TV

Tristan da Cunha është emri i një ishulli në Oqeanin Atlantik, i cili është larg tokës tjetër me mijëra kilometra – dhe kështu ka fituar emrin e vendit më të izoluar në botë. Në Edinburgh, në vendbanimin e vetëm në këtë ishull, jetojnë 264 persona. Toka më e afërt është Afrika e Jugut e cila gjendet 2800 kilometra më tutje, ndërsa nga bregdeti lindor i Amerikës Jugore i ndan një largësi detare prej 3000 kilometrash. Banorët nuk kanë telefona celularë, revista, e as televizorë – ndërsa që të gjithë gati merren me kultivimin e patates. Në Tristan da Cunha megjithatë, ekzistojnë shkolla, posta, muzeu, kafe-bari, spitali dhe një pishinë e madhe. Të rinjtë kur t’i mbushin 16 vjet shkojnë për shkollim në Britaninë e Madhe – sepse ishulli i takon Shën Helenës – që varet nga territori i Mbretërisë së Bashkuar. /Dukagjini.com