Blog Archive

7 rregulla që mund t’ua shpëtojnë jetën

Aktiviteti fizik, mbajtja nën kontroll e peshës trupore, niveli nën kontroll i kolesterolit… janë vetëm disa nga rregullat e thjeshta, të cilat – nëse iu përmbaheni më përpikëri – mund të parandalojnë sëmundjen e kancerit ose sëmundjet e zemrës, thuhet në një studim të ri të American Heart Association. Nëse iu përmbaheni së paku gjashtë rregullave të jetës së shëndetshme, atëherë mund të zvogëloni rrezikun nga sëmundja e kancerit për 51%. Shkencëtarët thonë se kurrë nuk është vonë që të zbatoni shprehitë e shëndosha të jetës. Shtatë rregullat e arta për një jetë të shëndetshme janë: aktiviteti fizik, mbajtja nën kontroll e peshës trupore, ushqimi i shëndetshëm, mbajtja nën kontroll e kolesterolit, mbajtja nën kontroll e tensionit të gjakut, mbajtja nën kontroll e sheqerit, si dhe heqja dorë nga duhani. “Ky studim ndihmon që t’ua tërheqim vërejtjen njerëzve për gjërat e rëndësishme që mundësojnë mbrojtjen e shëndetit si dhe të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kronike”, ka deklaruar Laura Rasmussen-Torvik. Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se, nëse iu përmbahemi gjashtë nga shtatë rregullat e lartcekura, zvogëlojmë rrezikun nga sëmundjet kronike për 51%; nëse iu përmbahemi katër rregullave zvogëlojmë rrezikun për 33%; ndërsa, nëse iu përmbahemi vetëm një ose dy rregullave të lartcekura, atëherë rreziku zvogëlohet për 21 %. /Dukagjini.com