Blog Archive

Zuri peshkun e rëndë 113 kg(Foto)


Një peshkatar britanik ka realizuar ëndrrën e tij duke kapur një peshk të madh – ‘arapaima’ që peshon 113.4 kilogramë. Peshkun më të madh të ujërave të ëmbla, Steve Townson e ka kapur në lumin Essequibo në Guiana. “Arapaima është një nga peshqit më të mëdhenj dhe më të fuqishëm të ujërave të ëmbla, ndërsa është privilegj i madh dhe i rrallë kur arrini të kapni një nga to. Gjuajtja e tyre është e ndaluar, por në Afrikën e Jugut lejohet, me kusht që t’i lëshoni menjëherë në ujë. Peshku të cilin e kam zënë unë, asnjëherë më parë nuk është kapur”, ka deklaruar peshkatari. Townson udhëton nëpër botë dhe kap peshq ekzotikë, ndërsa kësaj radhe si karrem ka përdorur një pirania që peshonte 900 gramë./Telegrafi/