Blog Archive

Çmenduria nuk ka kufij


Erik Roner, adhurues i madh i sporteve ekstreme, kohë më parë ka ndërmarrë një veprim të çmendur, që në fund është treguar si një ide e keqe. Në një shkretëtirë në Kaliforninë jugore ai ka kërcyer nga aeroplani me një ombrellë në duar. Natyrisht, ombrella ishte e modifikuar më përmasa më të mëdha se ato të zakonshme – që duhej të ndalte hovin e tij – mu sikurse në tregimin për Mary Poppins. “Të shohim nëse ombrella mund të ngadalësojë rënien sikur në rastin e Mary Poppins”, ka thënë ai në një video-xhirim që është postuar në Youtube. Megjithatë, jo më shumë se 10 sekonda pas kërcimit, ombrella e tij është prishur, dhe Erik ishte i detyruar të aktivizonte parashutën – në mënyrë që sigurt të zbriste në tokë. /Dukagjini.com