Blog Archive

SKENDER KRASNIQI ,qytetari i quditshem nga Malisheva(Video)

Njihuni me vendin ku nuk ka as celularë, as TV

Tristan da Cunha është emri i një ishulli në Oqeanin Atlantik, i cili është larg tokës tjetër me mijëra kilometra – dhe kështu ka fituar emrin e vendit më të izoluar në botë. Në Edinburgh, në vendbanimin e vetëm në këtë ishull, jetojnë 264 persona. Toka më e afërt është Afrika e Jugut e cila gjendet 2800 kilometra më tutje, ndërsa nga bregdeti lindor i Amerikës Jugore i ndan një largësi detare prej 3000 kilometrash. Banorët nuk kanë telefona celularë, revista, e as televizorë – ndërsa që të gjithë gati merren me kultivimin e patates. Në Tristan da Cunha megjithatë, ekzistojnë shkolla, posta, muzeu, kafe-bari, spitali dhe një pishinë e madhe. Të rinjtë kur t’i mbushin 16 vjet shkojnë për shkollim në Britaninë e Madhe – sepse ishulli i takon Shën Helenës – që varet nga territori i Mbretërisë së Bashkuar. /Dukagjini.com

Harlem Shake "infekton" edhe lojtarët e Man. City(Video)


Fotografitë mahnitëse të Tokës nga gjithësia(Foto)





Egjeli - Episodi 10 (PROMO) (Video)

Cila eshte Mrekullia qe e shpëtoi njëvjeçarin

Në librin e shenjtë të myslimanëve, në Kuran, shkruhet se Zoti do t’i dalë përkrah dhe do të ndihmojë këdo që është nisur për të realizuar pelegrinazhin në Mekë, një prej pesë detyrimeve që Kurani vendos për besimtarët. Është pikërisht ky pasazh i Kuranit, ai që i bën besimtarët të konsiderojnë njëvjeçarin Mohammed Eisa Daniel si të prekur nga një mrekulli hyjnore, kur e gjithë familja e tij u shua në një aksident rrugor, ndërsa udhëtonte në një taksi në datën 8 shkurt në Mekë, Arabi Saudite. Njëvjeçari humbi dy prindërit, gjyshërit dhe një xhaxha, kur makina me të cilën udhëtonin goditi me shpejtësi të lartë një shtyllë betoni, u rrotullua disa herë rreth vetes dhe përfundoi në një hendek tërësisht e shformuar. Ndërsa të gjithë udhëtarët e tjerë të makinës, përfshirë shoferi i taksisë mbetën të vrarë në vend dhe u shpërfytyruan përtej njohjes, djaloshi mbeti pothuajse i paprekur nga një aksident që ekspertët e konsideruan si të pambijetueshëm. Mohamedi u gjet brenda karkasës së automjetit, në duart e gjyshit të tij, që u përpoq të mbronte të miturin në sekondat e fundit të jetës së tij. Megjithatë, në mënyrë të mrekullueshme, fëmija kishte pësuar vetëm një frakturë në dorë, për të cilën pritet të rikuperohet shpejt dhe plotësisht. Djaloshi i shpëtuar nga kjo mrekulli, do të rritet nga vëllai i babait të tij (xhaxhai i madh), Shazda Hayat, i cili tha se birësimi i Mohamedit i jep shumë forcë për të përballuar dhembjen e humbjes së prindërve, vëllait të vogël, gruas së tij dhe xhaxhait. /Top-Channel/

Djemtë e Grabovcit rrahin policin deri në alivanosje

Dy djemtë e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Adem Grabovcit, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci e kanë rrahur deri në alivanosje një polic të Kosovës në mesnatën e 14 shkurtit, pasi i kishte ndalur ata për tejkalimin e shpejtësisë në magjistralën Prishtinë-Fushë Kosovë. Polici nga Vushtrria Avni Selaci gjendet në pushim mjekësor, duke vuajtur pasojat që ia shkaktuan dy djemtë e “shefit të shefave”. Ai ka pësuar lëndime në fytyrë nga goditjet e rënda që ka marrë nga vëllezërit Grabovci. Polici Selaci bashkë me një kolegë të tijin kishin qenë duke patrulluar në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ndërkohë që kishte tejkaluar një veturë e tipit BMW me shpejtësi të madhe, raporton gazeta “Zëri”. Policët iu kishin vënë në “ndjekje” të tyre duke e ndalur kështu veturën në hyrje të Fushë Kosovës. Shoferi i veturës, që më vonë ishte kuptuar se është djali i Adem Grabovcit, nuk e kishte me vete librezën e veturës. Vozitësi e kishte bërë një telefonatë me qëllim që t’i sillej libreza. Nuk kishte vonuar shumë dhe në vendin e ndalimit kishte ardhur edhe vetura e dytë, një xhip. Veturën e dytë kishte qenë duke e vozitur djali tjetër i Adem Grabovcit, ndërsa kishte qenë i shoqëruar me një djalë dhe një vajzë. Polici kishte qenë duke pritur që t’i tregohej libreza e sjellë dhe djali, që kishte qenë nën shoqërinë e djalit të Grabovcit, tenton të afrohet tek makina. Polici Selaci ia kishte tërhequr vërejtjen që të mos afrohej dhe pa pritë, djali i Grabovcit që po voziste veturën xhip, i kishte rënë policit grusht në fytyrë. Për të zmbrapsur sulmin, polici i goditur kishte përdorur edhe sprejin, ndërsa kishin ardhur edhe përforcime të tjera nga policia. Policët e posaardhur e kanë dërguar kolegun e goditur për t’ia dhënë ndihmën e parë, ndërsa dy djemtë e Grabovcit dhe dy dëshmitarët okularë ishin shoqëruar për në stacion policor. Polici ka tregua për gazetën “Zëri” se ishte goditur nga vozitësi i veturës xhip, që kishte ardhur për t’ia sjellë librezën e veturës shoferit të ndaluar. “Më ka goditur ai që ka ardh për t’ia sjellë librezën. Nuk e di nëse ka pasur diçka në dorë, më ka sulmuar në fytyrë”, thotë polici Selaci nga stacioni policor në Fushë Kosovë Burime të gazetës brenda organeve të rendit, qartësojnë se e tëra ka ndodhur në orët e para të ditës së premte, të javës që kemi lënë pas. Pa dhënë detaje se kush kanë qenë sulmuesit, Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, njofton se ka ndodhur një rrahje në afërsi të një pompe në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, për çka një polic i Kosovës është detyruar të përdorë sprej. “Ngjarja që në polici është regjistruar si mospërfillje e urdhrave të ligjshme apo mospërfillje e urdhrave të policit është regjistruar më datën 15 shkurt në ora 1 e 15. Një polic i njësisë së trafikut kishte urdhëruar ndaljen e një veture për çka edhe ka pësuar një rrahje ku është sulmuar i njëjti polic”, ka thënë Ahmeti duke konfirmuar shoqërimin e dy të dyshuarve dhe dy dëshmitarëve për në vend të ngjarjes. “Të dyshuarit janë të lindur më 1991 dhe 1993 por nuk mund të flasim për detaje të tjera”, ka shtuar më tutje ajo. Ndonëse Ahmeti nuk ka dhënë detaje të tjera përkitazi me rastin, zyrtarë policorë me kusht anonimiteti që në atë kohë kanë qëlluar në stacion kur janë sjellë të dyshuarit, tregojnë për sjellje të pahijshme të tyre. “Ata janë sjellë duke reaguar se pse janë sjellë aty duke e pasur parasysh se djemtë e kujt janë”, ka thënë një zyrtar policor. Gazeta gjatë të martës ka bërë përpjekje që të kontaktojë me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin përkitazi me këtë rast, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pavarësisht insistimit të disahershëm të gazetës. Pas intervistimit në stacion policor dhe në konsultim me prokurorin themelor, të ndaluarit sipas saj janë liruar në procedurë të rregullt. Departamenti i përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përkatësisht prokurorja Merrushe Llugiqi tashmë ka në duar këtë rast. E kontaktuar nga gazeta për të mësuar më shumë rreth rastit që ka në duar që nga 15 shkurti, prokurorja e rastit me të kuptuar interesimin e gazetës, ka thënë se nuk ka kohë që të flasë me gazetarët. Shefi i saj, madje kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, Imer Beka nuk është lajmëruar, pavarësisht tentimeve të disahershme të gazetës që të marrë një prononcim nga ai. /Telegrafi/

Fenomeni i basketbollit, është i gjatë vetëm 137 cm (Video)

Harlem Shake - Xl-7 Hajdar Dushi

Tronditëse: Snajperisti izraelit publikon fotografinë ku ka në shënjestër një fëmijë palestinez(Foto)

Snajperisti izraelit shkaktoi kontroversja, polemika dhe zemërim në mbarë botën pasi në shërbimin online Instagram ka postuar fotografinë në të cilën shihet se si ai e mbanë në shënjestër një fëmijë palestinez. Pasi fotografia u përhap në tërë botën dhe ka shkaktuar reagime të ashpra, snajperisti 20-vjeçar 20-vjeçar Mor Ostrovsky, e ka hequr foton. Ushtria izraelite ka distancuar veten nga veprimet e ushtarëve dhe urdhëroi një hetim të plotë për këtë incident. "Kështu duket okupimi. Kështu duket kontrolli ushtarak mbi popullatën civile", thanë përfaqësuesit e organizatës “Breaking the Silence” (Thyerja e heshtjes), një grup i veteranëve të ushtrisë izraelite që përpiqet të rris ndërgjegjësimin në lidhje me atë çfarë është në të vërtetë ndodh në atë rajon, shkruan ABC. /Telegrafi/ Pas fshirjes së fotos, Ostrovsky ka shuar edhe profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/

Tuna çmend fansin, e ai i fut Duart(Video)

Shkendije Mujaj provokon përseri (Video)

Shkendije Mujaj e gjen mënyrën se si të provokojë. “Jam locka e Shqiptaris”, ka shkruar Shkendija në këtë foto të publikuar prej saj së fundi. Ajo çka bie në sy është se Shkëndija e mban kontaktin me fansat e saj në shumicën e rasteve me foto të improvizuara prej vetë asaj. Ndonëse duket bombastike, Shkëndija gjithnjë fotot i realizon me celular megjithatë ka pasur tepër sukses.

Presidentes Jahjaga i lidhet gjuha edhe diten e Pavarsis(Video)

Shiko cfar bejn ne Kosove nese i kan 500 Euro(Video)

Stupcat- Egjeli- Seria me e re(Video)

Video streaming by Ustream

Stupcat- Egjeli- seria me e re(Video)

Video streaming by Ustream

E qet ne shitje pasqyren e mallkuar

Një person nga Londra i quajtur Mrjoiee është duke u përpjekur që ta shesë me anë të eBay një pasqyrë të cilën e konsideron si “të mallkuar”. Pasqyra është nxjerrë në ankand me njoftimin: “Qëkur e kemi futur në banesë, pasqyra na ka sjellë vetëm fat të keq, mjerim, probleme financiare dhe sëmundje”. Ai thotë se së bashku me bashkëbanuesin e tij e kishin marrë pasqyrën nga pronari i ndërtesës ku jetojnë. Mrjoiee ka treguar se ai dhe bashkëbanuesi shpesh zgjohen gjatë natës duke bërtitur për shkak të dhimbjeve të pashpjegueshme. Ata, po ashtu, vazhdimisht kanë ndjenjën se diçka e keqe do të ndodhë. Pasqyra deri më tash nuk ka marrë asnjë ofertë. “Do të doja që pasqyrën ta blejë dikush që në të kaluarën është përballur me ndonjë lloj aktiviteti paranormal dhe e di se me çfarë ka të bëjë”, ka shkruar më tej Mrjoiee./telegrafi/

Semafori me i "Pshtjellet" ne bote(Foto)

Në një udhëkryq në qytetin kinez Chongqing, në një shtyllë ndodhen 14 semaforë, të cilët arrijnë t’i hutojnë të gjithë njerëzit, qofshin ata vozitës, këmbësorë, e sidomos turistë. Semafori është vendosur në maj të vitit të kaluar dhe, që nga ajo kohë, është shndërruar në një objekt hutimi në këtë udhëkryq, raporton Shanghaiist. Megjithëkëtë, zyrtarët e komunikacionit në këtë qytet ua tërheqin vërejtjen vozitësve se semafori është vendosur vetëm si dekor – sepse vendi dukej si “i shkretë” pa kurrfarë sinjalizimi. “Duken shumë bukur gjatë natës, mirëpo shoferët duhet t’i injorojnë”, ka thënë një zyrtar i qytetit. Pra, bëhet fjalë për një lloj instilacioni artistik – mirëpo që po shkakton huti të panevojshme në mesin e pjesëmarrësve në komunikacion. Në këtë qytet ndodhen edhe shumë imitime “të çmendura” të arkitekturës botërore, por edhe pishina më e madhe në botë. /Dukagjini.com

Vozitja më e çmendur, ndërrimi i rrotës gjatë vozitjes(Video)

Driblimi fantastik në Brazil(Video)

Kafeneja jone- episoda 309(Video)

Të shtunën starton Big Brother Albania, shiko konkurentet

Kur do të fillojë Big Brotheri sivjet ishte pyetja e hasur më së shpeshti në rrjetet sociale ndërsa duket se tashmë e kemi gjetur përgjigjen. Disa burime te “Tele Plus” brenda “Top Channel” njoftojnë se “Big Brother Albania 6″ do të fillojë këtë të shtunë, pra me 23 shkurt. Të shohim se çfarë do të na sjellë këtë vit Big Brotheri.

Egjeli - Episodi 9 (PROMO)

Lamborghini prezanton veturën më të shpejtë të tij(Foto)

Lamborghini këtë vit do ta shënoj 50-vjetorin e themelimit dhe për këtë rast është paralajmëruar një model special. Sipas informatave më të fundit, Lamborghini më 5 mars në panairin e veturave në Gjenevë, do ta prezantoj veturën e tij më të shpejtë të të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për një befasi të madhe, ndërsa Lamborghini shpreson se do ta shokoj botën e veturave kur edhe zyrtarisht do të prezantohet. Pasi në Gjenevë do të prezantohet edhe pasardhësi i Ferrari Enzo-s, pastaj McLaren P1 serik dhe risia nga Pagani (Huayru Roadster), do të jetë interesante të shihet se çfarë kanë përgatitur në Lamborghini. Lamborghini me siguri se do të bazohet në modelin Aventador, siç është Aventador J, ndërsa supozohet se modeli i ri nuk do të prodhohet më shumë se 10 copë, çka nënkupton se edhe çmimi i tij do të jetë mjaft i lartë.

Gjeorgji, deputetët rrihen live në emision (Video)

Një emision politik është kthyer në një arenë sherri në Gjeorgji. Koba Davitashvili nga partia Endërr për Gjeorgjinë e quajti Sergo Ratianin nga partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare “gjarpër” gjatë regjistrimit te programit politik “Argumenti”. “Unë do të ta shtyp kokën, gjarpër”,-tha Davitashvili gjatë emisionit, duke lënë të shokuar moderatoren e emisionit që tentoi më kot të qetësonte situatën, duke bërë thirrje për një retorikë të vetëpërmbajtur. Situata u acarua më tej me akuza për vrasje. Pas kësaj Ratiani u çua i zemëruar nga tavolina, theu një gotë ujë pas tavolinës e u sul për t’u konfrontuar fizikisht me rivalin e tij, duke e qëlluar me grusht në fytyrë. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të ndarë dy deputetët, të cilët janë qëlluar me njëri-tjetrin, ndërsa incidenti thekson tensionet ndërmjet lëvizjes Kombëtare të presidentit Mikheil Saakashvili e Ëndrra e Gjeorgjisë të miliarderit Bidzina Ivanishvili që fitoi zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar.

Policia i bastis shtëpinë, për shkak të një fotoje në facebook(Foto)

Mbeti me gojë hapur Ian Driscoll kur papritur skuadra e forcave speciale të policisë bastisën dhunshëm shtëpinë e tij! Polica ishte raportuar se 43 vjeçari dispononte një mortajë në shtëpinë e tij. Raporti ishte bazuar në një fotografi që 43-vjeçari kishte publikuar në facebook dhe kështu policia e alarmuar menjëherë ndërmori një operacion rrufe për asgjësimin e armës dhe të “kriminelit”, transmeton alb-observer. Pikërisht kur policia bastisi shtëpinë e tij, mbeti me gisht në gojë, pasi mortja nuk ishte asgjë tjetër veçse një lodër. Pra një lodër e Action Man, të cilën Ian Driscoll e publikoi në facebook.

Stupcat -(Egjeli)- Seria me e re(Video)

Video streaming by Ustream

Stupcat -(Egjeli)- Seria me e re(Video)

Video streaming by Ustream

Kafeneja jone- episoda 308(Video)

Stupcat (Egjeli) - Serie me e re (Video)

Video streaming by Ustream

Refugjati nga Kosova, me fytyrë fëmije, bos i drogës në Skoci

Policia skoceze asgjëson një nga grupet më të mëdha të drogës në vend, të drejtuar nga shqiptarët, e që qarkullonte drogë në shumën e 1.2 milionë sterlinave. Një ish-fëmijë refugjati, i ardhur nga Kosova në 1999, Arben Dumani, u shndërrua në kreun e nëntokës skoceze të drogës, duke furnizuar qytetet skoceze me kokainë. Agjencia skoceze e luftës kundër drogës, e monitoronte që prej një muaji çdo lëvizje të bandës shqiptare të kokainës, duke filmuar gjithçka, E drejtuar nga “Mr. Big” me fytyrë fëmije, Arben Dumani 23 vjeç, kjo bandë qarkullonte kokainë në vlerën e 1.2 milionë sterlinave, njofton “Sunday Mail” e së dielës, transmeton Top Channel. Bosi i saj kishte ardhur si dhjetë vjeç në Skoci, nga Mitrovica, bashkë me të motrën. Në kuadër të operacionit policor “Eclipse”, pjesëtarët e tij kanë dalë përpara Gjykatës së Lartë në Glasgou dhe janë shpallur fajtorë. 23-vjeçari Dumani, që lëvizte me një makinë Mercedes, bashkë me pjesëtarët e bandës, presonin drogën për ta shitur atë më pas si të një cilësie dhe përqindjeje më të lartë, ndërkohë që në telefonin e tij “Blackberry” detektivët që kanë monitoruar çdo lëvizje të tyre, kanë gjetur foto të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij duke marrë kokainë dhe tundur kartëmonedha. Ata janë arrestuar në momentin kur po behej transportimi i një sasie kokaine në vlerën e afro çerek milionë sterlinash në qytetin e Gllasgout. Prokurori i çështjes, Andrju Miller, tha në procesin gjyqësor se “Dumani dhe bashkëpunëtoret e tij ishin në dijeni të operacionit policor, por përdornin dorashka plastike për të mos lënë shenjat e gishtërinjve dhe të ADN-së”. Kryedetektivi i agjencisë skoceze të luftës kundër drogës, Athol Aitken, thotë se kishim të bënim me një sasi të madhe droge që do të dëmtonte tej mase komunitetet në Skoci nga përdorimi i saj dhe se e mirëpret vendimin e gjykatës e cila do mundësojë që personat e përfshirë të dënohen për krimet e tyre. Arben Dumani dhe një bashkëpunëtor i bandës u shpallën fajtorë, ndërsa dy bashkëpunëtorë të tjerë, të gjithë shqiptarë, e pranuan akuzën gjatë procesit gjyqësor. Ndërkohë, Dumani gjatë tërë kohës tha se ishte i pafajshëm dhe viktimë e Prokurorisë. Edhe motra e Dumanit, Aida 25 vjeçe, thotë se vëllai i saj ishte viktimë e sajesave nga Prokuroria dhe se ai nuk kishte bërë asnjë shkelje dhe se nuk do ta lënë me kaq ketë çështje”. /Telegrafi/

Kamera fikson momentin kur helikopteri përplaset (Video)

Facebook paditet për butonin “Like”

Facebook është duke u përballur me një veprim ligjor lidhur me përdorimin e butonit të saj më të famshëm - “Like”, dhe karakteristikave të tjera të rrjetit social.

 Padia është ngritur nga një kompani e cila pohon se e mban patentën në emër të themeluesit të saj, programerit tashmë të ndjerë, holandezit të quajtur Jozef Joannes Everardus van Der Meer. Rembrandt Social Media tha se suksesi i Facebook-ut ishte i bazuar, pjesërisht, në përdorimin e dy prej patentave të z. Van der Meer, pa leje.

 Facebook tha se nuk ka asnjë koment për të bërë lidhur me padinë ose pohimeve për padi të bëra nga Rembrandt Social Media. 

 Padia është paraqitur në një gjykatë federale në Virxhinia, pohon BBC në raportin e saj për butonin e famshëm të Facebook dhe mospajtimeve ligjore që kjo e fundit ka me kompaninë e themeluesit holandez. / Telegrafi /

Tinejxheri pastron oborrin me Audi R8(Video)

Një vampir i vërtetë jeton në Turqi

Duket si një skenar filmash horor – por mjekët në Turqi janë duke u përpjekur që të shërojnë një djalosh, i cili pohon se është i varur nga gjaku i njeriut dhe se vuan nga sëmundja e vampirizmit. Ky djalosh thuhet se është sëmurë nga vampirizmi për shkak të traumave që i kishte përjetuar gjatë jetës. Djaloshi 23-vjeçar, i martuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, disa herë është arrestuar për shkak se i kishte sulmuar me thikë si dhe i kishte kafshuar disa persona, vetëm e vetëm për të arritur deri të gjaku i tyre. Për të konsumuar gjak, në fillim ai i kishte prerë duart e tij me zhiletë, madje edhe gjoksin dhe stomakun. Më vonë ishte bërë i varur nga pirja e gjakut, madje i kishte kërkuar babait të tij që të shkonte në spital dhe t’i siguronte dozat e gjakut – të cilat spitali i siguronte për operacione. Ky rrëfim tmerrues është botuar në revistën shkencore, “Journal of Psychotherapy and Psychosomatics”. Ndërkaq, në raport thuhet se vampiri i vërtetë është i sëmurë nga çrregullimi i personalitetit dhe lëngon nga amnezia. “Pas sulmeve të tij gjakatare, ai e ka humbur ndjenjën për realitetin dhe është bërë një person tjetër. Madje, në përzgjedhjen e viktimave, nuk ka pasur kujdes fare”, thuhet në raport. Ekspertët e mjekësisë besojnë se ai është sëmurë nga vampirizmi për shkak të traumave që i kishte përjetuar. Ai ka qenë dëshmitar kur një mik i tij ia kishte hequr kokën dhe organet gjenitale një personi, pastaj, ka qenë dëshmitar i vdekjes së vajzës së tij 4-vjeçare, si dhe dëshmitar i vrasjes të dajës së tij. “Ky është pacienti ynë i parë që është sëmurë nga vampirizmi. Ai madje nuk e kujton fare fëmijërinë e tij të para 11 vjetësh”, ka thënë Direnc Sakarya, doktor në spitalin ushtarak Denizli në jug-lindje të Turqisë. Pos çrregullimit të personalitetit, ai është diagnostifikuar edhe me stres post-traumatik, depresion kronik dhe alkoolizëm. Ekspertët pohojnë se konsumimi i gjakut të njeriut - nga personat që janë “donatorë” të gjakut – mund të shkaktojë mbidozën e hekurit në trup, ose edhe sëmundjet e ndryshme, siç janë SIDA etj. /Dukagjini.com

Rusi i dehur, shëtit me frigorifer nëpër qytet (video)

Shpallet Miss fshati ne nje fshat te Kosoves(foto)


Dhurata me e mir per Shen Valentin qe i dhurohet nje Femre (Video)

Profesoresha Hot, i kall nxensat(Video)

Kjo vogëlushe 3 vjeç është më e zgjuar se Ajnshtajni

Tani është zyrtare: Elis Amos, 3 vjeç, nga Guildford në Angli, është një gjeni. Gjatë një testi për koeficientin e inteligjencës, ajo mori 162 pikë- dhe kështu i bie që ajo është më e zgjuar se Albert Ajnshtajn. Elis kështu llogaritet ndër kokat më të zgjuara në histori. Madje edhe Stefën Hoking dhe Albert Ajnshtajn e kanë IQ-në 160 pikë. Falë kësaj zgjuarsie, kjo vajzë tani është pjesë e MENSA, rrjetit ndërkombëtar të njerëzve më të zgjuar. Prindërit e saj, që kanë ardhur nga Rusia në Angli, thonë se ishin të shqetësuar sepse ajo fillimisht nuk fliste. Kështu ndodhi deri kur u bë dy vjet e gjysëm. Më pas kur shpërtheu, nuk mbahej. Vajza di të lexojë dhe të kryejë veprime matematikore.

Shikoni se si tallet Ronaldinho me portierin (video)

Aksident në magjistralen Prishtin-Mitrovic(Video)

Kafeneja Jone : (Promo) episodi 308(Video)

Tifozi nga Suedia hyn ne fushe, ja cfare i beri Messit (Video)

Në ndeshjen mes Suedisë dhe Argjentinës, një tifoz vendosi të kaloj çdo pengesë për tu futur në fushë. Kjo "sakrificë" e tij ka një arsye të cilën do ta kishin dëshiruar shumë persona në botë. Një përqafim me Lionel Messin ishte krejtë çka deshi tifozi në fushë duke u futur me fanelën e Messit të Barcelonës. Ai e arriti qëllimin e tij ndërsa nuk i rezistoj sigurimit duke dalur menjëherë nga fusha.

Rrebesh parash në rrugët e Kinës, zihen kalimtarët (Video)

Një burrë ka humbur të gjitha paratë, rreth 18.000 juan (2000 dollare) që po i dërgonte në bankë. Arsyeja? I fluturuan nga motori. Kaq është dashur që të turren kalimtarët drejt parave të rëna si “rrebesh” në tokë. Natyrisht, ata që mundën të marrin ç'u kapë dora, s'i kanë kthyer. Ose ndoshta kanë kthyer vetëm një pjesë të vogël...

13-vjeçarja që luan me armë të vërteta (Video)

Është vetëm 13 vjeçe por kjo vajzë është një ushtarake profesioniste. Ajo nuk luan si moshatarët e saj me video-lojra por me pistoleta dhe pushkë të verteta. Nuk stërvitet nga CIA por ajo gabon rrallë në shenjestrën e saj ndërsa ka nisur të qëllojë me armë qysh në moshën 5-vjeçare. Video e publikuar në internet ka kapur 23 mijë klikime./ORAinfo.com

I jep vajzës 200 dollarë që ta mbyllë Facebookun për pesë muaj

Një prind amerikan ka nënshkruar një marrëveshje me vajzën e tij 14-vjeçare, sipas së cilës, ajo do ta mbyllë profilin në Facebook për pesë muaj, ndërsa si dëmshpërblim do të përfitojë 200 dollarë. Paul Baier, në bazë të marrëveshjes, e ka të drejtën që t’ia çaktivizojë vajzës së tij Rachel, profilin në rrjetin më të famshëm social, nga shkurti deri në qershor. Në momentin e çaktivizimit të profilit, babai do t’ia paguajë vajzës 50 dollarë, ndërsa pjesën e mbetur do t’ia japë në qershor. Ideja për këtë marrëveshje ka qenë e vajzës, ndërsa prindi është pajtuar me të. /Telegrafi/

Shokuese: 9 vjeçarja lind foshnje

Një vajzë nëntë vjeçare nga Meksika ka lindur një vajzë, kanë njoftuar sot autoritetet lokale dhe anëtarët e saj të familjes. “Vogëlushja ka pas pak më shumë se 8 vjet kur kishte mbetur shtatzënë. Babai i foshnjës është një 17 vjeçar, por nuk po mund ta gjejmë sepse ka ikur”, u ka thënë nëna e meksikanes Dafne autoriteteve lokale në shtetin Halisko të Meksikës. Më ketë rast po merren edhe organet e hetuesisë “Ne po e kërkojmë djaloshin për të dëgjuar edhe rrëfimin e tij, sepse vajza nuk po e kupton çfarë ka ndodhur. Aty bëhet fjalë ose për dhunim ose keqtrajtim seksual” ka thënë një zyrtar i Prokurorisë së shtetit Halisko, transmeton AFP. Meksikania e lindi foshnjën 2.7 kilogram më 27 janar. Të dy ato janë lëshuar nga spitali dhe po ndihen mirë. Por, mjekët po vazhdojnë ta përcjellin gjendjen e tyre për shkak të moshës së nënës.

Njerzit e lindur me talent(Video)

Mrekullia në zyrat e Google-t në Londër

Studioja e vallëzimit, palestra, salloni për masazh, kopshti sekret në kulmin e ndërtesës, dhoma për rekreacion, janë vetëm disa nga kapacitet që ofron selia e kompanisë Google në Londër. Selia e kësaj kompanie amerikane në Britani, ndodhet në Covent Garden të Londrës, ndërsa është e stërmbushur me hapësira që ofrojnë komoditet dhe rekreacion. Në hyrje të objektit ndodhet një flamur gjigant i Britanisë së Madhe – derisa më të hyrë brenda ndeshemi me gjera të pazakonshme. Interierin e Googlet në Londër e ka realizuar kompania Penson, e cila i ka pasur duart e lira për të krijuar një hapësirë të thjeshtë pune por stimuluese njëkohësisht. Këtu nuk duhet harruar edhe kanapetë e rehatshme për pushim – ndërsa zyret janë të pasura me një spektër ngjyrash të hareshme.


Cfare ndodh po te derdhesh coca cola mbi iPhone5 (Video)

Kim Kardashian më bombastike se kurrë(Foto)

Ajo bëri të ditur se është shtatzënë në fund të dhjetorit.Dhe duket se Kim Kardashian po lulëzon vërtet gjatë kësaj shtatzënie.Ajo ka treguar format e saj, e veshur me rroba për palestër.Ylli 32- vjeçar i ekranit po shkonte në zyrën e avokates së saj në Beverly Hills për një takim.

Plaka ‘ringjallet’ në arkivol

Në Lianjiang të Kinës ka ndodhur një ngjarje jo e zakontë – një plakë 101 vjeçare, e cila ishte shpallur e vdekur, është zgjuar nga arkivoli. Peng Xiuhua ishte ngritur dhe i kishte pyetur të mbledhurit në shtëpinë e saj se çfarë po bënin aty. Vajzat e plakës, të cilat janë mbi 70 vjeçe, e kishin gjetur nënën e tyre të shtrirë dhe nuk kanë mundur t’ia prekin pulsin. Trupi i saj ishte forcuar dhe e kishin shpallur të vdekur. Ato e angazhuan një kompani funeralesh që të merrej me përgatitjen e arkivolit. Por, pasi e vendosën aty, ajo u zgjua. “Jam grua me fat. Jo vetëm se kam kuptuar se sa më duan njerëzit, por u zgjova para se të më dërgonin në krematorium”, ka deklaruar Peng. /Telegrafi/

Qeni që vozit biçikletën (Video)

STUPCAT: Egjeli (Seria me e Re)



Video streaming by Ustream

Ronaldo mposhtë Realin, shenon autogol(video)

Milaim Zeka e gjen Xhabir Zharkun! (Video)

Gazetari Milaim Zeka e ka gjetur ish kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku. Në promon e emisionit “Pa rrotlla”, të publikuar të premten në kanalin Youtube, Zharku tregon se pse ka ikur nga Kosova. Ai thotë se meqenëse nuk ka gjetur drejtësi në vend, ka dalë jashtë vendit për të kërkuar drejtësi. Në 56 sekondat e promos së emisionit, ish kryetari i Kaçanikut, i cili është dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje thotë se ka fakte për pafajësinë e tij dhe kërkon rigjykim. “Jam munduar që drejtësinë ta kërkoj brenda, dhe kur e kam parë se nuk ka drejtësi ka një padrejtësi shumë të madhe jam tani jashtë për të kërkuar drejtësinë dhe për ta vendosur drejtësinë në vend. Do të thotë është ngritur një akuzë vetëm me thashetheme, me deklarata kafesh. Do të thotë, sepse vazhdimisht është spekuluar me emrin e kryetarit. Në rastin, po e quaj, kur ka ndodhur vepra, unë nuk kam qenë kryetar komune. Po kërkoj drejtësi. Po kërkoj që rasti të kthehet në rigjykim, sepse unë kam argumente që jam i pafajshëm, të vjetra dhe të reja”, thotë Zharku, transmeton KosovaOnline. Për vendndodhjen e Xhabir Zharkut nuk dihet nga 12 dhjetori i vitit të kaluar, kur i ishte dorëzuar aktvendimi për kryerjen e dënimit prej 3 vjetësh burgim./ORAinfo/

Ndodh edhe ne Premierlige,ndalet rryma ne ndeshjen Fulham-Man.Utd(Video)


Ndeshja e fundit për të shtunën në Premier Ligë, ndërmjet Fulhamit dhe Manchester United është ndërprerë në minutën e 41 për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrikë në stadium. Për një moment, të gjitha dritat përreth stadiumit “Craven Cottage”. Më pas futbollistët e të dy skuadrave kanë shkuar në zhveshtore, për t’u kthyer pak minuta më pas, pasi që ndriçimi u rikthye në stadium. Rezultati momental është 0:0.

Femija me i pasur ne bote (VIDEO)

Messi pështyn dhe ofendon stolin e Realit (Video)

E pabesueshme, por e vërtetë! Superylli argjentinas, katër herë radhazi futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, duket se do të jetë në qendër të akuzave të tifozëve dhe qarqeve madrilene, pasi në një video të publikuar së fundmi shihet duke bërë një gjest josportiv. La Sexta ka publikuar një video shokuese, ku sulmuesi i Barcelonës shihet duke e pështyrë pankinën e Real Madridit në 'el Clasicon' e fundit të zhvilluar në Bernabeu. Ndodhi kjo pas një ndërhyrje të ashpër të Arbeloas në argjentinasin, që e bëri këtë të fundit tejet nervoz. Imazhet janë të qarta dhe duket se 25-vjeçari vërtet ashtu si është thënë, e bëri një gjest josportiv. Raportohet po ashtu se ai e ka ofenduar zëvëndëstrajnerin e Los Blancos, Aitor Karanka, duke i thënë ‘vogëlush i Mourinhos’. Po ashtu, është thënë se Messi e kishte ofenduar Arbeloan pas ndeshjes në parkingun e stadiumit në prani të bashkëshortes së tij shtatzënë, mirëpo për këto pohime të madrilenëve nuk ekzistojnë videoxhirime. Është hera e parë që Lionel Messi, një lojtar që njihet për sjellje të mrekullueshme dhe imazh të jashtëzakonshëm, shfaqet duke bërë gjeste të tilla josportive. Në rast se Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) hap hetim për sjelljet e Messit në El Clasico, ai mund të dënohet deri në dy ndeshje moslojë. Real Madridi dhe Barcelona barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Santiabo Bernabeu. /Telegrafi/ Gjykoni vet.. .

Ja se si është dukur Rita e vogël(Foto)

Rita Ora ka treguar nostalgjinë për kohërat e vjetra duke publikuar një fotografi kur kishte qenë e vogël, përafërsisht rreth moshës gjashtë-shtatë vjeçare. Ndonëse shumë ndryshe nga Rita tani, disa tipare që mund ti vërejmë në këtë fotografi, na bëjnë të dallojmë Ritën dhe buzëqeshjen e saj të ëmbël. Në një intervistë dhënë së fundmi, Rita ka rrëfyer për kohën kur ajo dhe familja e saj janë transferuar në Angli si refugjatë. Ajo ka treguar se me çfarë probleme janë ballafaquar pasi kanë shkuar në Angli dhe se si i’u është dashur të flenë të gjithë së bashku në një dhomë, në kushte tejet të vështira. Pa dyshim që gjërat tashmë kanë ndryshuar plotësisht. Rita është në kulmin e suksesit të saj si njëra nga artistet e reja shumë të preferuara gjithandej nëpër botë. Por, përkundër popullaritetit të madh, ajo asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjes e saj Kosovën dhe shpeshherë ka rrëfyer se sa e lidhur është me vendin e saj./Indeksonline/

Play Station 4 të lë pamend (Foto)

Sony do të zbulojë me 20 janar gjeneratën e re të Play Station. Versioni i ri pritet të ketë kualitet shumë të lartë grafik dhe një shpejtësi 10 herë më të lartë se PlayStation3. Pajisja e re argëtuese pritet të quhet PS4 ose Orbis dhe çmimi pritet të jetë 350 euro. Procesori i PS4 do të jetë më i fuqishëm se i kompjuterave të prodhuar deri tani dhe do të ketë aftësi të paraqesë pamje 3D. Gjithashtu flitet se pajisja mund të ketë edhe ekran touchscreen.